Ky libër u kushtohet fëmijëve të varfër shqiptarë që përballen me jetën e vështirë në familjet e tyre dhe detyrohen të bëjnë punë të rënda, për të mbijetuar.
Ky libër është një tjetër provë, se Shqipëria letrare është më e bukura nga të gjitha Shqipëritë: politike, ideologjike, ekonomike, historike. Dhe ky është misioni fisnikërues i letërsisë.
Një roman që endet midis të shkuarës dhe të tashmes, midis hakmarrjes dhe detyrës, midis dashurisë dhe urrejtjes.
Një manual vjen falë përvojës dhjetëra vjeçare të kërkimeve dhe studimeve nga Dr. Polikron Çelës, personalitet i padiskutueshëm në fushën e pediatrisë dhe në edukimin e fëmijëve. Ky është libri që iu ka munguar deri më sot nënave të reja. Njohuritë që do të merrni përmes këtij libri do t’ua bëjnë më të lumtur prindërimin
Eshtë një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar; i dashurisë për vajzat, lulet dhe këngët e tyre, si edhe i paqtimit me fatin, duke e jetuar atë në çdo frymëmarrje.
Vëllimi me poezi i Qerim Skënderajt dallohet nga shumica e vëllimeve me vargje që po dalin në dritë në poezinë bashkëkohore. Ai spikat për qartësinë e vet kristaline.
Kjo poemë për dashurinë e munguar është pikërisht malli i pashuar, harmonjës, i femrës ndaj mashkullit, i gruas ndaj burrit, i barkut që kërkon frytin e shumëdëshiruar prej një burri, të Vetmit dhe të Askujt tjetër.
“Sarah Dessen konsiderohet si një yll i letërsisë për të rinj. Romanet e saj të suksesshme, të shkruara me ngrohtësi, humor dhe optimizëm, vëzhgojnë sjelljen e adoleshentëve në procesin e tyre të transformimit.” Los Angeles Times
Ky është vëllimi i dytë i Kujtim Dashit si tregimtar, ku shfaqet me rritje të ndjeshme të teknikave rrëfimtare, dhe me mprehtësi për kapjen e temave kyçe që dëshmojnë tiparet e këtij realiteti në krizë
Një histori dashurie e pastër dhe guxim të madh, spontane, larg zhurmës, për të na kujtuar se çdo ngjarje, edhe ajo më e trishta dhe përfundimtarja, mbart në vetvete përgjigje dhe një shtysë të re për të rifilluar. Na mbetet neve, gjithmonë, të transformojmë dhimbjen në një mundësi reflektimi dhe dëshire për të vazhduar së ëndërruari.
Një burrë dhe një grua, Isaku dhe Ingeri, takohen në shkorretet e shkreta të Norvegjisë. Burri punon pa u lodhur. Rreth tij, vrasja e fëmijëve, mashtrimi, xhelozia, lakmia, progresi janë tundime ku bien me radhë gruaja dhe fëmijët e tij, të afërmit dhe armiqtë e tij. Isaku, i lidhur me tokën e tij, ka vetëm një qëllim: të hapi toka djerr. Është pikërisht...
Një roman tronditës ku dhuna dhe humori ndërthuren me realitetet më ekstreme.
A njeh moshë dashuria? A mund të quhet dashuri marrëdhënia intime e një gruaje në moshë me një djalë shumë më të ri se ajo? A mund të ketë të ardhme një marrëdhënie e tillë? Ky libërth, kjo novelë është historia e znj. Angjelikula. Nëpërmjet rrëfimit të historisë së saj, autori depërton në skutat e ndërgjegjes njerëzore duke i ngritur kurthe logjikës e...
Jasmina e romanit "Zonja me të kuqe" është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur.