Tre librat e fundit te Coelhos ne shqip

Paulo Coelho TO0387

New product

Përshkrim i shkurtër

Paulo Coelho është tashmë ndër autorët më të lexuar nga shqiptarët. Prandaj, për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të pasionuarve pas “Alkimisti”, “Alefit”, “Zahirit” apo “11 minuta”, ne rekomandojmë tre librat më të fundit të këtij autori që janë hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese Toena.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Spiunia” nga Paulo Coelho

Paulo Coelho kthehet me portretin e jashtëzakonshëm të një gruaje, një roman aventure dhe formimi, fryt i një pune kërkimore mbi dokumente të pabotuara, por të realizuar me syrin e një narratori, i cili, nga jeta e Mata Harit, sjell një mesazh të ditëve tona, për gratë dhe burrat e sotëm.

“Dorëshkrim i gjetur në Akra” nga Paulo Coelho

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij. Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur trumë, në pritje të fjalimit që duhet t’i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t’u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur. Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes. Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit.

Shkelja e kurorës nga Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2016-2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErion Gjatolli dhe Ilirjana Agalliu
I ri1