Vetëm dëgjo View larger
Pjesë nga libri

Vetem degjo

Sarah Dessen TO0375

New product

Përshkrim i shkurtër

“Sarah Dessen konsiderohet si një yll i letërsisë për të rinj. Romanet e saj të suksesshme, të shkruara me ngrohtësi, humor dhe optimizëm, vëzhgojnë sjelljen e adoleshentëve në procesin e tyre të transformimit.” Los Angeles Times

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN978-9928-277-04-6

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Anabela Grin është vajza që ka gjithçka.

Të paktën kështu duket ajo në reklamën për qendrën tregtare KOPF: nxënëse e shkëlqyer, nxitëse tifozësh mjaft e njohur, mbretëreshë rrezatuese e mbrëmjes së maturës e rrethuar nga shoqe.

Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.

Pastaj, ajo takon Ouen Armstrongun: i gjallë dhe i dhënë pas muzikës, i vendosur për të thënë gjithnjë të vërtetën, pavarësisht nga pasojat.

A është e mundur që një vajzë, e cila e urren përballjen me njerëzit, të gjejë një mënyrë për t’u lidhur me një djalë, i cili këtë e bën me kënaqësi? Dhe a mundet Anabela të gjejë kurajën për të treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë natën kur miqësia e saj me Sofinë u prish?

FRAGMENT

Qëndronte i heshtur, ndërsa muzika filloi me një mërmëritje të ëmbël, që u pasua nga një pickatë telash të një kitare. Dëgjohej edhe një si zukamë, por, teksa uji derdhej sipër nesh, ajo dukej sikur shuhej diku prapa. Zhurma e furçave që i afroheshin makinës, përzihej me akordet e trishtuara dhe sentimentale të një violine. Tashmë e ndieja se po ndodhte... Dukej sikur koha dhe gjithçka tjetër u ndal, pikërisht në këtë moment... këtu... tani...

Ktheva kokën dhe i hodha një sy Ouenit. Ai ishte shtrirë atje duke parë se si furçat vizatonin rrathë të mëdhenj prej shkume sapuni në xhamin e përparmë. Vështronte i përhumbur, ndërsa dëgjonte... Mbylla sytë. U fokusova edhe unë... Por e vetmja gjë që më vinte në mend, ishte se e gjithë jeta ime kishte ndryshuar sërish gjatë këtyre pak javëve, që kur kisha njohur Ouenin. Dhe nuk ishte hera e parë, që doja t’ia thosha këtë. Duhet të gjeja fjalët e duhura, t’i renditja në mënyrën ideale, sepse e dija, këtu ishte mundësia më e mirë, që ato të tingëllonin të përsosura.

Teksa e mendoja këtë, u ktheva përsëri nga ai dhe hapa sytë. Po më vështronte.

- Kishe të drejtë, - foli me zë të ulët. - Kjo qenka një mrekulli! Seriozisht.

- Po, - belbëzova. - Ashtu është.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages374
ISBN978-9928-277-04-6
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13 x 20
PërkthyesiEnkeleida Haxhinasto
RomanRomancë&Pasion
I ri1