Udha e shpreses View larger
Pjesë nga libri

Udha e shpreses

A-006051

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër i ri me tregime është ndërtuar me mbresat e dy realiteteve, të matanë detit dhe të përkëtej detit...

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928327161

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Shumë emocione ndien kur lexon sidomos tregimet e kohës së rinisë së autorit. Ikën autori nga Shqipëria, por nuk ikën Shqipëria nga autori. Largohet autori nga Durrësi, por nuk largohet Durrësi nga autori. Ah! Durrësi i viteve të rinisë... Durrësi, 7 i cili është përshkruar aq bukur në disa tregime të këtij libri, por dhe në romanin “Ndërmjet dy kohëve”, Durrësi i viteve të shkollës, Durrësi i viteve të dashurisë së parë... Durrësi është qyteti i ëndrrave dhe i netëve pa gjumë të autorit, ndaj, si mund të mos e mbartte me vete dhe si mund t’i linte pa hedhur në letër histori dhe çaste aq të bukura, të cilat përshkruhen te tregimet “Midis dy dashurive”, “Mall” “Keqardhje”. Veçanërisht mbresëlënëse janë dy tregimet e para, “Vrasje për vetëmbrojtje” dhe “Monda”, të cilat në një formë origjinale pasqyrojnë pasojat e kurbetit.

Fragment:

Në bankën e të akuzuarit ishte ulur një grua rreth të dyzetave. Ishte e bukur, me tipare tipike të një gruaje mesdhetare: me fytyrë të pastër e lëkurë të shndritshme, sy të zinj, si të ishin dy kokrra ulliri të bëra mirë, hundë të rregullt e buzë të plota. Flokët e zinj i kishte kapur topuz. Megjithatë, fytyra e saj kishte një pamje të lodhur. Qëndronte e heshtur dhe me duart lëshuar mbi prehër. Ishte në pritje të marrjes së vendimit të trupit gjykues. Kishte një tension të brendshëm, që sa vinte e shtohej. Zemra i rrihte pa pushim. Sytë i hidhte herë nga trupi gjykues e herë nga avokati i saj, një burrë afro të pesëdhjetave, i gjatë dhe me flokë të rënë në pjesën e sipërme të kokës. Dukej i vendosur. Fytyra paksa e kuqe dhe sytë e kaltër sikur i thoshin: “Mos ki merak, do t’ia dalim”, çka i dha asaj shpresë dhe guxim. I hodhi sytë nga salla e mbushur plot. Burri dhe fëmijët ishin në radhën e parë. Ai ishte hequr në fytyrë, ndërsa tre fëmijët dukeshin të frikësuar që ajo, mamaja e tyre, ndodhej në bankën e të akuzuarve. U mundua se mos shihte ndonjë nga të afërmit e viktimës, por s’i zunë sytë asnjë. Ktheu përsëri kokën nga trupi gjykues, që po bëhej gati të jepte vendimin. E pushtoi frika.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages336
ISBN9789928327161
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1