Ulliri, pema e dhimbjes View larger

Ulliri, pema e dhimbjes

Dhimiter Anagnosti A-002703

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është një tjetër provë, se Shqipëria letrare është më e bukura nga të gjitha Shqipëritë: politike, ideologjike, ekonomike, historike. Dhe ky është misioni fisnikërues i letërsisë.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277329

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Ulliri, pema e dhimbjes”, i Dhimitër Anagnostit është libri i një Mjeshtri. Kjo ishte e para gjë, që mendova pasi kisha përfunduar leximin e parë. Në një moshë të caktuar, është shumë e vështirë që leximi apo format e tjera të komunikimit me artet fisnike të të emocionojnë deri në atë shkallë sa të të pengojnë për të menduar si përftues kritik.

Dhimitër Anagnosti është, njëherësh, i papërsëritshmi në rrëfim: shkruan shkurt, por me një shqipe dinjitare; rrëfen shpejt, si në dritë të vetëtimës, por duke krijuar karaktere; është dëshmitar ngjarjesh, por vepra e tij nuk mund të merret si letërsi dëshmuese, sepse e tejkalon cilësisht regjistrin e rrëfimtarit dëshmues, duke e lartësuar veten te krijuesi i karaktereve. Pas Migjenit, zor se mund të gjendet ndonjë autor tjetër, që me minimumin e mjeteve të shprehjes t’i ketë dhuruar lexuesit maksimumin e gjendjeve, situatave dhe të njerëzve, si Anagnosti.

Ky libër është një tjetër provë, se Shqipëria letrare është më e bukura nga të gjitha Shqipëritë: politike, ideologjike, ekonomike, historike. Dhe ky është misioni fisnikërues i letërsisë. Si shkroi Dritëro Agolli për Naimin: Punove mirë, usta!

Prof. dr. Shaban Sinani

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages232
ISBN9789928277329
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1