Udhëtimet fantastike të Armirit View larger

Udhetimet fantastike te Armirit

Anila Kruti TO0385

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër u kushtohet fëmijëve të varfër shqiptarë që përballen me jetën e vështirë në familjet e tyre dhe detyrohen të bëjnë punë të rënda, për të mbijetuar.  

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN978-9928-235-76-3

300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Në këtë libër për fëmijë rrëfehet historia e një djali të vogël, rreth 8 vjeç, i lindur në një qytet minatorësh, diku në verilindje të Shqipërisë. Fati deshi që ai të jetonte atje e të çapitej nga mëngjesi deri në të ngrysur, bashkë me të ëmën e tij, mbi gurët prej ari të atij qyteti.

Mëngjeseve, teksa moshatarët e tij merrnin çantën e librave e niseshin për në shkollë, Armirit i duhej të merrte sendet e nevojshme për në punë. Po, po, për në punë. Një punë që as nuk mund ta merrni dot me mend. Me një kosh në shpinë ai nisej në kërkim të atyre mineraleve që, mbase një ditë, mund të ishin edhe fatalë për të e për bashkëmoshatarët e tij që ndiqnin të njëjtën rrugë si ai. Ndonëse i vogël, ai punonte si një i rritur, kujdesej për familjen për të mbajtur shpirtin e tyre gjallë. Ai nuk kishte kohë të luante me shokët, pasi kohën ia merrte gërmimi në atë shpat mali, ku vuajtja dhe lodhja bëheshin forcë për të ëndërruar për pakëz bukë, një palë rroba dhe, pse jo, një lodër që do ta gëzonte për Krishtlindje. Çapitej i vogli Armir dhe mes çapitjes e zinte gjumi mbi një grumbull gurësh. Qepallat i mbylleshin lehtë dhe ngadalë futej në botën e ëndrrave...

 

 

 

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages56
ISBN978-9928-235-76-3
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 20