Avangarde engjejsh View larger

Avangarde engjejsh

Agron Tufa IA0055

New product

Përshkrim i shkurtër Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë Gorki 1994-1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX, në UT. Ka botuar fillimisht poezi, ese, përkthime, romane, tregime dhe miniatura. Krijimtaria e tij është botuar në revista e periodikë letrarë europianë. Ka fituar disa çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Ideart
ISBN9789994378805
Viti i botimit2005

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

HAMLETI ( I RIU) Ndërgjegjja e ashpër e tokës topitet. Shpërprush ndër ethe mijëra sy yjësia. Një zë vjen së largu e zgripeve mbytet: Këndon Ofelia? Vajton Ofelia? Sharroj pagjumësie. Mesnatës mbaj vesh: fërfëllon barërash, fshan në gjethnajë, - ky zë që stë lë sfilie të flesh është këngë apo vaj? Kur ndaj agsholi dal nga kështjella dhe kalit i grah me galop, shkrehur shoh shelgjet vajesh të thella, yllësia shpërtheu në lotë. I pabesë, tinzar shket lumi përposh me shtëllunga avujsh përmbi: Ti Ofelinë më sdo ta dëgjosh, sdo kesh më në botë Ofeli! Kalin e ngava teposhtë flauri, mes shelgjesh të qullur në vesë... smë duhej më bota pa Ofeli ndaj lypa një vend që të vdes. Vendi su gjet atë ditë. As më pas. Të vdisja më skish interes. Tanimë jam plak. Kujtohem të flas: Hamlet më thonë, - princi danez. Langenbroich, 2003 (vëllimi - "Avangardë engjëjsh", Ideart, 2005)

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages168
ISBN9789994378805
Viti i botimit2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë