Ja disa shënime duke lexuar tregimet e autorit Ylli Pango, të përfshira në vëllimin “Transplanti i Paganinit”:
PO, VËRTET, KU U ZHDUK ISABELA?
Një tregim që ngjall kureshtje. I gjithi tingëllon si një gjetje ngacmuese që lë mbresë. Lexohet me ëndje dhe të mban. Madje i shkruar po me ato mjete shprehëse që duket se shkrimtari i zotëron: fjalia e shkurtër, shoqëruar me elementë-karrem që i hedh ngadalë në “ujërat” e tregimit...
PAS TË DYZETAVE
Ky tregim, i shkruar me shije, shkurt e me domethënie interesante, kërkon patjetër një gong në fund, një gjetje artistike që të befasojë, sepse prandaj vjen ashtu kreshendo drejt goditjes përfundimtare. Sigurisht një gjetje është edhe nënteksti i kontrastit të fortë midis sjelljes për vete dhe asaj për t’u dukur. Por, mendoj se tregimi ka hapur gojën fort drejt një britme finale...
HOVET E ZEMRËS
Një etyd, i hedhur me një frymë, një mbresë që jo vetëm shkrimtarit, po edhe ty si lexues ta mban kokën pas, për të belbëzuar nëse vërtet ashtu ngjau? Ala O’Henri! Interesant. Shkruar me një lloj ironie e sqime që ta mban paksa buzën e sipërme lart...
VRASËS NË DY KOHË
Një monolog jo sa për të thբ se kemi një meditim shpirtëror, veçse i prerë, i ashpër, me gjuhë si goditje arme, pa u tepruar në asgjë, me matematikë brenda ‘logjikës’ së letërsisë - nëse mund të kishte matematikë në këso rastesh! – shoqëruar me një xhungël mjegulle që të tërheq, si një magnet i domosdoshëm, i lirë dhe për më tepër mjaft i qartë, enkas me atë leksik që duhet, pa lënë mënjanë asgjë...
NJË NIMFË, VËRTET?
Mëdyshja! Një mëdyshje e madhe, e fuqishme, e lodhshme, por megjithatë shumë e bukur, gjer... në magjepsje!... Tregimi shkon deri në një pikë, dhe sikur e humbet freskinë e pjesës së parë, dhe humbet ritmi, bie në : “ujëra të fjetur” duke rrëzuar në një farë mase ritmin dhe interesin. Kjo ndoshta ka ardhur si pasojë e futjes në një hullì lehtësisht të kuptueshme...
IRINA NGA KHERSOVKA
Duket si diçka e çuditshme, por tregimi ka shkëputje të brendshme që mund t’i quaje si zgjidhje për të lënë të lirë zhvillimin e mëtejshëm të veprimit. Kjo nuk ta tërheq vëmendjen dhe ti, unë shtegtojmë diku tjetër. Pra, krijohet shkëputja, domethënë e bën tregimin të mos ndiqet me interes. Kjo gjendje krijon një si mjegullnajë. S’mund të them gjë për gjuhën, artin dhe gjetjen artistike, që, megjithatë duket e njëjtësuar me të tërën - pa u futur tek subjekti - edhe më tej shkakton një pretekst për të lënë qoftë edhe një copë herë leximin... Këtë tregim e mban në këmbë vetëm arti yt.
I VETMI TAKIM DASHURIE I NARCISIT Pas këtij tregimi e kuptoj shumë mirë stilin tënd të të shkruarit të kësaj gjinie. Ti endesh me syrin pishë dhe gdhend me fjalë, duke lënë pas plot dritëhije, ashka, dritë të mekur e të fortë, pa u bezdisur vetë, por as për të krijuar bezdi tek të tjerët. I prerë, me një harmoni përplot dukje dhe që koka e tjetrit (lexuesit) të kthehet kurdoherë pas... Por jo vetëm kaq. S’dihet pse të vjen një amë tjetërlloj, të ndizet në shpirt një gjendje ndryshe dhe bie në mëkat me të. Të lëvrin gjaku dhe mendimi pikërisht aty ku për të cilën është shkruar... Po sidomos më krijon gjendje të këndellur nënteksti, i cili shërben edhe si mjet, edhe si gjetje artistike...
Lexim të mbarë edhe për ju!
Xhevahir Lleshi
pages | 232 |
ISBN | 9789928035738 |
Published year | 2022 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
I ri | 1 |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Një rast i bujshëm e i shumëdebatuar shkeljeje të privatësisë. Një inskenim mediatik? Kurth politik? Deliri kolektiv i purifikimit që e pasoi për një kohë të gjatë, na paraqiti një shoqëri problematike, sidomos në nivelet e larta. Ky skandal pati viktimë një njeri që nuk i pëlqen roli i viktimës, ndërsa ky libër është versioni i tij, me zë të fortë....
Kalimi nga një shoqëri e masave anonime gjatë diktaturës, tek masivizimi i individualizmit në demokraci, solli edhe disa teprime psikologjike në shtysën njerëzore për vetafirmim.
Ky libër është një valë mbresash vetjake të autorit për vendin që shumica e njerëzve (sidomos te huajt), për lehtësi e quajnë Amerikë.
Ne kete liber autori sjell histori dhe kujtesa nga nje vend ku shfaqet mentaliteti i nje mjedisi me mire se kudo gjetke, - Zogu i Zi ne Tirane ....
Shkrimi apo rrëfimi i parë i librit që lidhet me krimin që është kryer kundër jetës së autorit, tregon se siç ka paralajmëruar ai në shkrimet e viteve 90, krimi mund të godasë këdo në këtë vënd, deri tek intelektualët e politikanët e sferave më të larta. Realizimi për fat të keq i kësaj profecie, u bë shkas edhe për botimin e këtij libri.
Ne kete liber autori sjell refleksione nga jeta e perditshme e secilit prej nesh, per menyren sesi nderveprojme dhe per boten e brendshme shpirterore...