Ardian Vehbiu A-003468
New product
“Gjuha e thyer, gjuha që thyen” është libri i fundit i autorit, publicistit dhe gjuhëtarit Ardian Vehbiu. Libri përbën një vëzhgim mbi lirinë e fjalës publike në Shqipërinë totalitare.
10 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Çabej | |
ISBN | 9789995635510 | |
Regjimi totalitar mund të fillojë me censurën, por vetëm duke e çuar më tej – sepse nuk kërkon aq t’u imponojë qytetarëve çfarë nuk duhet thënë në publik, sa t’i stërvitë këta për ta riprodhuar veten në publik duke thënë ato që duhen thënë, pra nëpërmjet indoktrinimit.
Indoktrinimi paraqitet si e kundërta e censurës, sepse ka natyrë (logjikisht) pozitive; të bën të thuash gjëra të caktuara dhe, përkatësisht, të marrësh fjalën në rrethana të caktuara, të skriptuara.
Individi gjuhësisht i indoktrinua flet në publik me parafabrikate, ose me fraza të përdorura prej të tjerëve, duke e lejuar veten të flitet nga ligjërimi i Tjetrit.
Qytetarët të cilëve liria e fjalës veç u mohohet, okupojnë nivelet më të ulëta të hierarkisë sociale; për të bërë përpara, nuk mjafton të mos thuash atë që nuk i pëlqen pushtetit, por duhet të thuash atë që i pëlqen pushtetit. Kjo e dyta i kërkon qytetarit edhe punë ligjërimore për konstituimin e rendit publik totalitar.
Puna ligjërimore është punë e mirëfilltë, që angazhon trupat dhe mendjet e folësve publikë: zërin dhe aparatin e nyjëtimit të fjalës, frymën, duart – në rastin e të shkruarit – sytë dhe veshët; vëmendjen dhe mendjen.
Njerëzit komunikojnë mes tyre për të shkëmbyer informacion dhe emocion; për të riprodhuar komunitetet dhe veten si subjekt social; për t’u organizuar në punë dhe në kohën e lirë.
Njerëzit e indoktrinuar punojnë për të siguruar hegjemoninë e doktrinës – duke e kthyer komunikimin publik në një lloj radioje intertekstuale, ku veç rimerren dhe risillen në vëmendje blloqet e gatshme të thënieve të Tjetrit.
FRAGMENT
Nga kapitulli "Pamje të disidencës"
Breza të tërë u rritën tek ne me kultin dhe mitin e arratisjes në mendje: të tyrin, si diçka që mund ta provonin nëse krijoheshin rrethanat; si legjendë a rrëfim për arratisjet e të tjerëve, të suksesshmet dhe të dështuarat, ndjekjet me qen, vrasjet në kufi, ekspozimet publike të kufomave; si përfytyrim a ëndërrim të vagullt (evazion), të llojit “sikur të jetoja në Paris...”.
Por kish edhe një lloj tjetër arratisjeje – që edhe ajo e nxirrte individin nga bota e deriatëhershme, por jo për ta projektuar mirëfilli në një gjeografi tjetër. Një arratisje si të thuash mendore: shkëputje nga realiteti, nga jeta sociale, nga kalendari. E atij që vendoste të mbyllte sytë dhe veshët dhe të hiqej mënjanë, për të mos e jetuar më “jetën socialiste”, duke parapëlqyer hijen ndaj dritës.
Në vitet 1970, kjo lloj ndarjeje nga “të tjerët” u damkos si shfaqje e huaj, si sëmundje që kish nevojë të luftohej: që këtej edhe lufta kundër “indiferentizmit”, që ndonjëherë shfaqej edhe si “menefregizëm”. Personi i prekur nga ky virus, mund të ishte fizikisht i pranishëm në grup, por mendja e tij ndodhej tashmë gjetiu: me dëshirën e tij, ai kish vendosur të tërhiqej nga realiteti “socialist”. Të tillë elementë, që shpesh nuk merrnin pjesë ose nuk angazhoheshin në veprimtaritë dhe ritualet karakteristike për njeriun socialist, ndonjëherë akuzoheshin për “parazitizëm”, ose përndiqeshin për shkelje të tjera morale – meqë realitetin këta e refuzonin edhe duke përbuzur normat “morale”. Kish mes tyre “huliganë”, alkoolistë, “gagarelë”, prostituta. Sikurse kish edhe njerëz me çrregullime mendore, përfshi edhe psikotikë. Të gjithë bashkë përftonin një “zonë” sociale kaotike, ku devijimi politik dhe devijimi mendor gërshetoheshin, njëherësh shkaqe dhe pasoja të largimit.
Në Bashkimin Sovjetik të po kësaj periudhe, për shkak edhe të një qëndrimi më tolerant të regjimit ndaj sjelljeve jo- konformiste mes të rinjve (dhe më pak të rinjve), dukuria ndeshej rëndom. Alexei Yurchak, që i ka studiuar në imtësi marrëdhëniet e individit me pushtetin dhe komunitetin në atë vend, në vitet 1960-1980, përdor termin "vnye", për një lloj marrëdhënieje që e vendos individin në zonën kufitare midis këndej dhe gjetiu. Te kjo "vnye" mund të gjesh ngjashmëri të mëdha, por edhe dallime radikale me disidencën: disidenti e merr regjimin seriozisht dhe e kundërshton ballazi; ndërsa vnye i kthen kurrizin, duke e injoruar. Dukuria ka të bëjë drejtpërdrejt me shkallën e angazhimit social: disidenti mund të bëjë polemikë me autoritetin partiak, që i kërkon ta vëjë ditën e pushimit në dispozicion të bujqësisë socialiste, ndërsa ai tjetri, që ka zgjedhur të jetë vnye, thjesht nuk paraqitet për punë. Të dy refuzojnë, por në mënyra të ndryshme, ndoshta të kundërta. Në Rusi dhe më pas në Bashkimin Sovjetik kjo lloj tërheqjeje nga realiteti dhe mbylljeje në indiferencë ka qenë identifikuar tek i ashtuquajturi “vnutrennii emigrant” (внутренний эмигрант), që mund të jepet në shqip si “emigrant i brendshëm”. Sipas studiueses Irina H. Corten, shprehja emigrant i brendshëm filloi të përdoret në vitet 1920, për ata intelektualë rusë që, megjithëse nuk e pëlqenin regjimin sovjetik, vendosën të rrinë në Bashkimin Sovjetik, në vend që të emigronin.
...
Gjithsesi, shoqëria sovjetike në vitet 1960-1980 ishte tejet më liberale se ajo në Shqipëri, ngaqë pushteti totalitar në Tiranë nuk ishte distancuar aspak nga metodat staliniste të kontrollit, të disiplinimit dhe të ndëshkimit të qytetarëve të vet. Për këtë arsye në Shqipëri nuk kishte disidencë, në atë kuptim me të cilin ky term përdoret për çfarë ndodhte, në të njëjtën kohë, në Bashkimin Sovjetik. Sikurse e kam cekur në pjesën e dytë të kësaj eseje, e vetmja alternativë që u ofrohej të pakënaqurve, të zhgënjyerve ose atyre që nuk e honepsnin dot regjimin ishte distancimi nëpërmjet largimit nga realiteti, ose mbylljes ndaj së tjerëve, skizo-disidencës ose krijimit të një të çare metafizike mes vetes dhe botës.
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 309 |
ISBN | 9789995635510 |
Published year | 2019 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
I ri | 1 |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Kjo përmbledhje esesh, skicash dhe artikujsh është një përpjekje për të kuptuar, ose përshkruar, neurozën post-traumatike të Amerikës, e ndoshta të mbarë Perëndimit, pas tronditjes kapitale të 11 shtatorit. Sulmet terroriste ndaj World Trade Center dhe Pentagonit, të përcjella me miliona herë nga televizioni, u shndërruan sakaq në një narrativë themeluese...
Prej vitesh jetoj larg Shqipërisë, prandaj massmediat shqiptare, veçanërisht, shtypi dhe interneti, por, deri diku, edhe televizionet më kanë shërbyer si shqisa, me të cilat perceptoj ngjarjet e atjeshme, reagimet e njerëzve, zhvillimet, dështimet dhe, në përgjithësi, imazhin, që kultivojnë shqiptarët për vetveten.
Fraktalet e shqipes, rrëgjimi i gjeometrive të standardit, trajton më thellë problemet e shqipes standarde dhe ndikimin ideologjik në procesin e standardizimit të shqipes. Edhe titulli i kësaj përmbledhjeje, përcjell në trajtë shumë të kondensuar propozimin për një mënyrë të re reflektimi dituror për shqipen dhe raportet e saj në të ardhmen e kulturës...
Gjysmë shekulli regjim totalitar në Shqipëri la gjurmë të thella në ligjërimin publik. Shkolla, publicistika, mediat, botimet, letërsia dhe artet, e sidomos ligjërimi politik, luajtën rol të gjitha në krijimin e një shqipeje të drunjtë, që përçonte ideologjinë dhe mendimin politik totalitar dhe merrte pjesë drejtpërdrejt në ngjizjen e botëkuptimit të...
Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, “Gjakimit”, nuk i gjendet më as nami as nishani.
Me humorin e tij fin dhe fshikullën e satirës Ardian Vehbiu i bën autopsinë kohës së diktaturës duke rindërtuar në një mënyrë ende të panjohur në letërsinë tonë krejt një periudhë vuajtjesh, marrëzie dhe absurdi. Prej figurës së Diktatorit zbresin poshtë tij rrathë-rrathë personazhe sa të çuditshëm aq edhe të njohur. Më shumë se shpirtra të vdekur.
Z. Shyti, një personazh që Ardian Vehbiu e mbajti gjatë brenda tij, për ta vendosur më pas në një libër. Ai është i ftohtë në gjykim, dhe tërësisht i vërtetë në atë çfarë tregon, duke e bërë shëmbëlltyrën e tij në pasqyrë krejtësisht të trishtë për sytë e një lexuesi. Por, z. Shyti smund ta ndryshojë realitetin, ai thjesht mund ta tregojë atë, i bindur se...
BOLERO është realizim i një koncepti artistik me të cilin autori ka punuar prej kohësh, së paku që prej fundviteve 1990. Edhe pse ngjarjet në këtë roman serial ndodhin në metronë e New York-ut, ky nuk është roman për metronë, as për New York-un vetë para dhe pas 11 shtatorit 2001, por për pritjen, si kushtëzim jetërsues të njeriut bashkëkohor në Perëndim,...
Çfarë të bëjmë përballë huazimeve të freskëta nga gjuhët perëndimore, si italishtja dhe anglishtja, që kanë vërshuar në shqipen publike, sidomos në mediat? Të gjithëve na vrasin veshët dhe, një palë e zhurmshme prej nesh po kërkon me të madhe që të ndërhyhet për ta pastruar shqipen nga fjalët e huaja të panevojshme. Ky libër përcjell një polemikë të...
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë.