Folklori i elitave View larger

Folklori i elitave

Ardian Vehbiu MO0071

New product

Përshkrim i shkurtër

Prej vitesh jetoj larg Shqipërisë, prandaj massmediat shqiptare, veçanërisht, shtypi dhe interneti, por, deri diku, edhe televizionet më kanë shërbyer si shqisa, me të cilat perceptoj ngjarjet e atjeshme, reagimet e njerëzve, zhvillimet, dështimet dhe, në përgjithësi, imazhin, që kultivojnë shqiptarët për vetveten.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

More info

Kanë thënë se shoqëritë përftohen dhe mbahen në këmbë nëpërmjet komunikimit, por aq më bindëse tingëllon kjo sot, kur realiteti na mbërrin në pjesën më të madhe i ndërmjetësuar. Shqipëria lirinë e fjalës të fituar në 1990 e përjetoi më shumë si liri të mediave dhe shkallë-shkallë erdhi duke e konsumuar në dialog me propagandën, dëshirën për informim dhe licensimin e asaj kafeneje virtuale ku mblidhen elitat e sotme, të dyzuara midis trashëgimisë patriarkale tribale dhe teatrit globalist. Ligjërimi publik, mass mediat, Interneti, telefonia celulare, kultura pop, trajtim-manipulimi i imazhit kombëtar dhe dialogu si instrument modernizimi mund të lexohen edhe si mozaik i shndërrimeve të vetëdijes sonë në këtë periudhë përballjesh ekzistenciale me veten, Europën dhe globalizimin. Foklori i elitave shpreson ta orientojë lexuesin në këtë kaos të komunikimit posttotalitar mes shqiptarëve, ku historia realizohet nëpërmjet së përditshmes dhe e ardhmja ia dikton trajtat së tashmes.

Data sheet

pages277
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë