Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj "Ali Pashë Tepelenës". Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë.
"Ata që e njohin mirë Sali Butkën, që e shohin veprimtarinë e tij nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë kombëtare gjatë pushtimit turk e në vitet 1912 - 1920, si dhe nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë demokratike në vitet 1920 - 1924 e vënë patriotin e shquar në radhën e atyre që shkrinë gjithë jetën për lirinë e pavarësinë e atdheut. Një kontribut...
Roman historik, ndryshe nga të tjerët, i shkruar nga i mirënjohuri Sabri Godo, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Romani përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë mendon ai, mënyrën e komunikimit me të afërmit, ushtarët, trimat shqiptarë, dashurinë për Shqipërinë. Një roman që këtë figurë kaq të lartë...