Letra e fundit nga i dashuri yt View larger

Letra e fundit nga i dashuri yt

Jojo Moyes BUE165

New product

Përshkrim i shkurtër

Që kur lexova Unë më parë se ti të Jojo Moyes, kërkova të lexoja më shumë vepra të saj. I vetmi libër që gjeta me tekst në internet ishte Letra e fundit nga i dashuri yt. E shkarkova dhe nisa ta lexoja. Pjesa më bëri aq kureshtar sa e porosita librin

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN978-9928-03-151-8

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

"Letra e fundit nga i dashuri yt" duket tepër i fortë, sepse çifti ka probleme reale. Ajo është e martuar, ndërsa ai jo, duke i kërkuar ta lërë Lerrin dhe ta hedhë poshtë frikën e saj nga ky veprim. Historia merr një tjetër përmasë kur kalon shpejt përpara në vitin 2003, kur Eli Houorthi, gazetare, kërkon nëpër arkivat e gazetës për një histori që do t'i jepte shtysë karrierës së saj. Ndesh në një dosje me letrat e vjetra. Fiksohet dhe kërkon të zbulojë si ka përfunduar historia e kësaj dashurie sepse i duket ngjarje paralele me jetën e saj. "Letra e fundit nga i dashuri yt" më tërhoqi mjaft sepse doja të dija ç'ndodhte pas çdo episodi. Shkrimi i Moyes ka thellësi dhe të bën të lidhesh fort me personazhet. Bëhet fjalë për një lexim të këndshëm që përfundon plot freski dhe natyrshëm. Kur gazetarja Eli nisi të kërkonte nëpër arkivat e gazetës së saj për një histori, nuk mendoi se dot gjente ndonjë gjë me interes. Mirëpo zbuloi një letër të vitit 1960, shkruar me pasion dhe me një gjuhë mjaft interesante, e cila e bëri Elin të tregonte vëmendje krejt të veçantë, duke u përfshirë në intrigat e një afere dashurie të së kaluarës, ndoshta për shkak edhe të lidhjes së saj romantike me një burrë të martuar. Dukej si një ndërtim paralele i dy dashurive të cilat do të rëndonin në të gjitha ditët e gazetares së re. Në vitin 1960, Xheniferi u zgjua në spital pas një aksidenti me makinë. Nuk mbante mend asgjë për burrin e saj, miqtë apo se kush ishte vetë. Dhe pastaj, kur u kthye në shtëpi, zbuloi një letër të fshehur dhe fillon të kujtojë të dashurin për të cilin ishte gati të rrezikonte gjithçka. Rrëfimet për Elin dhe Xheniferin mbi tradhtinë bashkëshortore, pasionin dhe humbjen janë ndërthurur bukur së bashku. Që kur lexova "Unë më parë se ti" të Jojo Moyes, kërkova të lexoja më shumë vepra të saj. I vetmi libër që gjeta me tekst në internet ishte "Letra e fundit nga i dashuri yt". E shkarkova dhe nisa ta lexoja. Pjesa më bëri aq kureshtar sa e porosita librin. Historia fillon në vitin 1960. Xhenier Stirling gjendet në spital pas një aksidenti me makinë. Ka humbur kujtesën. Ndërsa shërohet, kujtesa i kthehet, por vetëm me copëza. Por gjërat marrin një kthesë kur shkon te dollapi dhe zbulon një libër me një letër brenda. Letra është nga një burrë i cili duket në mënyrë të qartë se është i dashuruar me të. Nuk i kujtohet se kush është, por letrën e ka nënshkruar me një "B". Ajo zbulon disa letra të tjera të fshehura dhe nis kërkimet për të zbuluar se kush fshihet pas shkronjës së mistershme "B". Me këtë zbulim, e kupton pse nuk ka asnjë ndjenjë për burrin e saj. Ajo është e dashuruar me dikë tjetër.

Data sheet

pages432
ISBN978-9928-03-151-8
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikolla Langore