Një histori njerëzore e bukur dhe tejet emocionuese. Personazhe që të mbeten gjatë në mendje dhe një dramë që nuk është përshkruar ndonjëherë...Kështu vlerësohet edhe bestselleri i fundit i Jojo Moyes, “Anija e nuseve”, i shumëpritur prej kohësh nga lexuesi shqiptar
Ky është nga romanet e fundit të autores me famë botërore tashmë, sepse romanet e saj lexohen anë e mbanë botës, të përkthyera në shumë gjuhë. Por «Kali valltar» është tjetërsoj, krejt ndryshe, i pazakontë, i mrekullueshëm… Pas leximit të tij, e di, do të ndiheni krejt tjetër. Dhe kjo sigurisht është një fitore e madhe…
Një romancë joshëse e pazakontë, një lidhje e pazakontë mes dy shpirtrave të humbur në rrethanat më të vështira të jetës
Miliona lexues në mbarë botën e vlerësojnë Moyes për ndjeshmërinë dhe finesën në rrëfimin e romancave të ditëve tona: Prandaj, ne kemi zgjedhur në këtë set dy prej romaneve të saj më të fundit në shqip, dhe më të vlerësuarit nga komunitetet e lexuesve. Nisja e leximit të kësaj autorejeve me këto dy libra është një udhëtim i paharrueshëm. Provoje.....
Vajza që le pas është një histori drithëruese dashurie, humbjeje dhe sakrifice e treguar me mjeshtërinë e Moyes që të mbërthen zemrën e mendjen pas çdo faqeje leximi.