Vajzat e fshatit View larger

Vajzat e fshatit

Edna O’Brien A-007335

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani që theu heshtjen mbi tabutë seksuale dhe çështjet shoqërore gjatë një periudhe represioni në Irlandë, pas Luftës së Dytë Botërore.

More details

4 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310866

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Vajzat e fshatit” i botuar më 1960, është romani i parë i Edna O’Brien-it. Ai shkaktoi një skandal të madh në Irlandën katolike të asaj kohe, derisa u ndalua dhe botimi i tij. Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga fshatrat e Irlandës, krejt të ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar. Ketlini, ëndërrimtare dhe romantike, vuan për dashurinë e vërtetë, ndërsa Beba dëshiron veçse të përjetojë përvojat e një vajze beqare. Ndonëse janë të vendosura për të zotëruar botën, jeta e tyre do të pësojë kthesa të forta, ndaj vajzat duhet të mësojnë të gjejnë udhën e tyre. I shkruar me një stil të shkëlqyer, “Vajzat e fshatit” është një prezantim i gjallë i ngjarjeve, njerëzve dhe peizazheve të jetës së Edna O’Brien-it. Sa famëmadh, aq dhe famëkeq, ky roman u ndalua nga censura irlandeze për përmbajtje të qarta seksuale, madje u arrit deri në djegien e tij publike në një prej famullive të Irlandës.

Censura irlandeze e ndaloi botimin e “Vajzave të fshatit” dhe e futi në listën e mbi 1600 librave të ndaluar në Irlandë. Ky libër, që është pjesë e trilogjisë me të njëjtin titull, u prit me reagime negative edhe nga publiku për shkak të imazheve seksuale që përcillte. Figura të ndryshme fetare dhe politike u ngritën kundër tij duke e cilësuar “si një libër të ndyrë, që s’duhej lejuar në asnjë shtëpi për të qenë.” Madje, u arrit edhe deri në djegie të shumta publike të romanit. Reagimet e irlandezëve ndaj trilogjisë, si dhe suksesi ndërkombëtar i saj pavarësisht kundërshtive, konsiderohen si momente kyçe në historinë e shkrimtareve në Irlandë. Më 5 nëntor 2019, BBC News e përfshiu “Vajzat e fshatit” në listën e 100 romaneve më me ndikim në botë.

Kritika

Falë histerisë morale me të cilën u prit, si romani, ashtu dhe autorja e tij u kthyen në simbol të epokës së luftës së grave irlandeze që ngritën zërin kundër një shoqërie ultrakonservatore, ultrafetare dhe misogjine.

Eimear McBride

“O’Brien është më e madhja, e vetmja që i mbijetoi forcave që ua mbyllën gojën dhe shkatërruan kushedi sesa shkrimtare irlandeze, dhe kundërshtitë e saj – madje edhe bishtnimet – duhet të konsiderohen të dobishme.

Anne Enright, shkrimtare irlandeze

“Vajzat e fshatit” është një roman i mrekullueshëm dhe rrëmbyes... Ka ardhur koha që Edna O’Brien të rivlerësohet dhe të zërë vendin që i takon si një prej shkrimtarëve më të mirë të brezit të vet.

Irish Times

O’Brien përballet me keqkuptimin e vjetër mes burrave dhe grave. Personazhet e saj jetojnë në atë që Aldous Huxley e quan “simbiozë armiqësore”, një mosbesim i thellë historik.

The New York Times

O’Brien ka një marrëdhënie të fshehtë me misterin e gjërave. Askush s’mund ta përshkruajë një skenë apo një personazh aq shkurt dhe me aq mjeshtëri sa ajo.

Observer Books of the Year

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages218
ISBN9789928310866
Shtëpia botueseCountry girls
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiParid Teferiçi
RomanRomancë&Pasion
I ri1