Dreri i trotuareve View larger

Dreri i trotuareve

Diana Çuli TO0203

New product

Përshkrim i shkurtër

Është roman që ka thyer shumë tabu në sosjen e letërsisë e realizimit socialist, duke shënuar një moment të ri estetik, njëherësh duke krijuar bazat e një letërsie të re. Dashuria, marrëdhëniet njerëzore, seksi dhe shumë gjëra të tjera vijnë në një formë që e pasionojnë lexuesin, e bëjnë misterioze raportin me veprën dhe e bëjnë librin të kërkuar në çdo kohë

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994317554

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Historia rrëqethëse e Fredit dhe e Verës, historia e brezit të viteve ’70, vjen para lexuesit po aq e gjallë dhe jetësore, sa dhe kur u paraqit për herë të parë, por tanimë nën optikën e reflektimit mbi një periudhë të kaluar. Është historia e një brezi dikur të ri, që kaloi në tunele të shumta historike: që nga trysnia më e egër e regjimit, që nga momentet kyçe të ndryshimeve politike e deri te periudha e gjatë e tranzicionit që ky brez mbajti mbi supe.

Të gjithë këta të rinj të dikurshëm, duke lexuar “Drerin…”, si e quajnë shumë lexues, mund të kthehen në retrospektivë dhe të gjejnë grimca të jetës së tyre në vitet ’70, paragjykimet, ndjekjen e Sigurimit, vuajtjet, po dhe rrezet e bukurisë shpirtërore që i ruajtën të mos deformoheshin nga presioni ideologjik.

Dashuria, ëmbëlsia e jetës, dhimbja, gabimi, pendimi, miqësia, kërkimi i identitetit, humbja, rikthimi, shpresa… vdekja… gjithçka që na mundon e na shtyn të mendohemi gjatë, e gjejmë në këtë libër.

 

Data sheet

pages400
ISBN9789994317554
Shtëpia botueseTOENA
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
Përmasat13×20