“Aventurat e Zhuzhusë” është pjesa e dytë e librit “Aventurat e Zozosë” dhe në të rrëfehet se çfarë rëndësie ka miqësia në jetën tonë, por gjithashtu edhe teknologjia.
“Aventurat e Zozos” është një përrallë e bukur që hedh vëmendjen nga teknologjia dhe lidhja që kanë fëmijët me të sot, jo si një kritikë ndaj saj, por se si duhet ta mendojmë atë si një dritare të bukur nga ku fëmijët mund të hedhin sytë për të mësuar ato vende ku nuk mund të jenë dhe dije të cilat jo gjithmonë është e lehtë të gjinden.
Është roman që ka thyer shumë tabu në sosjen e letërsisë e realizimit socialist, duke shënuar një moment të ri estetik, njëherësh duke krijuar bazat e një letërsie të re. Dashuria, marrëdhëniet njerëzore, seksi dhe shumë gjëra të tjera vijnë në një formë që e pasionojnë lexuesin, e bëjnë misterioze raportin me veprën dhe e bëjnë librin të kërkuar në çdo kohë
“Engjëj të armatosur” i Diana Çulit është romani i saj më i arrirë
“Engjëj të armatosur” ka marrë çmimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Libri më i mirë i vitit 2007. Ky roman është frymëzuar nga një histori e vërtetë. Kritika e ka vlerësuar romanin “Engjëj të armatosur” si romanin më të mirë të shkruar për periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri në këto tri dekada, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë...
Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjes së qenies njerëzore.
Një subjekt që të mban peshë, një rrëfim plot të papritura, një stil i pasur e i rrjedhshëm, i përpunuar, ku nuk mungon humori e situata nga më të habitshmet.
Një roman brenda romanit. Një subjekt kompleks që na fut në skutat e tij për të na shpalosur një botë të brendshme e të vuajtshme të një personazhi sa të fortë e të qëndrueshëm, në dukje, aq edhe të dhimbshëm dhe të rrënuar.
Një kryeministre, një detektive dhe shumë mistere. Kjo është historia e romanit më të ri nga shkrimtarja Diana Çuli “Vrasje në kryeministri”.