Honore de Balzak LG0015
New product
Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to . Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.
49 Items
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
| ISBN | 978-99956-17-17-2 | |
Mbi librin
Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to . Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.
Në këtë shtëpi qëndronin pleq e të rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrvëeshjes. Një ndër banorët ishte Xha Gorio, një ish i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona. Banor dhe personazh tjetër me rëndësi është edhe Eugjeni, një djalosh i ri e ambicioz që me patjetër dëshironte të ishte i pasur e njëkohësisht ishte student i drejtesise që mezi financohej nga familja e tij, ambicia e tij e dërgon atë në ujëra të rrezikshme e të panjohura deri kur takohen me Votrenin, nje hajn profesionist që merrej vetëm me vjedhjen e shumave te mëdha 10000 e me shumë.
Ky i fundit e kishte sugjeruar Eugjenin të martohej me Vikotorinën vajzën e një konti sepse po i ndodhi diçka të vëllait të saj ajo do ishte trashëgimtarja dhe ai do arrinte qëllimin e tij, në anën tjetër Votreni kishte planifikuar prej kohësh të vristebirin e kontit . Në anën tjetër Xha Gorio kishte dy vajza të cilave ua kishte kushtuar jetën, mirëpo ato nuk tregonin asnjë interes për të atin.
Pas një kohe Eugjeni shkon në shtëpinë e Anastasias, vajzës së Xha Gorioit ku ajo jetonte me të shoqin dhe aty ai përmendi emrin e Xha Gorioit. Në rrjedhën e mëpasshme të ngjarjeve, Xha Gorio i afrohet Eugjenit kur kupton se ai kishte takuar të bijën e tij .Për tu inkuadruar në klasën aristokrate Eugjeni i kërkoi para familjes së tij për të blerë rroba të shtresës së lartë, të cilat më pas ia kthen familjes me anë të pokerit.
Një ditë prej ditësh arrin lajmi për vrasjen e të birit të kontit dhe kuptohet se Viktorina ishte trashëgimtarja e vetme. Pas disa krimesh të kryera Votreni përfundon në burg. Ndërsa Eugjeni njihet me vajzën tjetër të Xha Gorioit, Delfinën nga i dashuri jashtëmartesor i konteshës. Ditët kalonin e Eugjeni po binte në dashuri gjithmonë e më tepër me Delfinën, ndërkohë që Anastasia kishte bërë një skandal të madh duke i shitur stolitë e vjehrrës së saj për të nxjerrë të dashurin e saj të fshehtë nga burgu. Këtyre ditëve, Xha Gorioi përçmohej nga banorët e Parisit si një plak i pavlerë.
Për Xha Gorioin gjërat kishin marrë tatëpjetën dhe po ashtu për zonjën Voker, klientet e së cilës po pakësoheshin dita - ditës, ndërkohë që Eugjeni po afrohej gjithmonë e më shumë me Delfinën dhe vazhdonte të luante poker për t'i siguruar të ardhurat, ndërsa burri i Anastasias kishte kapitulluar tashmë në gjendjen financiare.
Një atmosferë mortore kishte mbuluar Parisin tashmë. Atyre ditëve ndërroi jetë edhe Xha Gorio dhe Eugjeni nuk i realizoi ambiciet e tij për të qenë i pasur mirëpo gjeti diçka më tepër se ç'kërkone. Ai gjeti Delfinën, ndërsa për varrimin e Xha Gorioit morën pjesë shumë pak persona dhe asnjëra nga vajzat e tij nuk ishte aty. Delfina kishte mbetur pa vetëdije , kurse Anastasia nuk do të shkonte për të mos iu prishur grimi dhe teni i fytyrës, me arsyetimin se nuk e lejonte i shoqi.
| pages | 294 |
| ISBN | 978-99956-17-17-2 |
| Published year | 2010 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 16 vjeç |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Enver Fico |
| Roman | Sagë&Histori |
Në këtë vepër Balzaku trajton një temë me tematikë shoqërore që prek shtresat e ulëta të popullsisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë nuk interesohen fare për to . Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.
Lënesha është një portretizim i mrekullueshëm i shoqërisë në qytete të vogla. Rose, gruaja nga ka marrë titullin vepra, i ka kaluar të dyzetat kur nis historia.
Pasioni mistik dhe epshor i Dukeshës Dë Lonzhe, e bën këtë libër kryevepër të romanticizmit të Balzakut. Njësoj si princesha e Klevesë dhe e Sanseverinës, Dukesha Dë Lonzhe është një nga hyjneshat e mëdha femërore të letërsisë franceze që bashkon në personin e saj një prestigj të trefishtë të bukurisë, lindjes dhe fatkeqësisë.
Ky është një nga romanet më me ndikim të Balzakut në letërsinë e shekullit të XIX, duke u kthyer në një gur themeli të letërsisë realiste europiane. Romani është pjesë e Komedisë njerëzore, lexuesit e të cilës janë po aq të pasionuar edhe në ditët tona
Ky roman është një eksplorim i detajuar i botës së nëndheshme të shoqërisë parisiene të shekullit të XIX, duke u fokusuar në jetën dhe përvojat e një të dënuari të pashëm dhe karizmatik, i cili përdor sharmin dhe zgjuarsinë e tij për të manipuluar dhe shfrytëzuar si të pasurit ashtu edhe të varfërit. Rrëfimi thellohet në aspektet më të errëta të natyrës...
Romani “Evgjeni Grande” perben fillesen e “Komedise Njerezore”, e cila paraqet nje panorame te jetes pariziene pas renies se Napoleon Bonapartit me 1815.
Një roman që trajton përmbysjen e vlerave njerëzore në kohën e Francës së pas-Napolonit. Koloneli plagoset në luftë dhe do shumë kohë që të rikthehet në jetën normale, por më pas ai sheh se çdo gjë që kishte lënë kishte ndryshuar
Kjo histori e shkruar në vitin 1829 do të vendoset më vonë nga Balzaku në hapjen e sagës "Komedia njerëzore". Ajo përmban komplotin e asaj që do të jetë komponenti i novelave dhe ne tashmë kalojmë tek heronjtë e episodeve të tjera.
Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
Pasioni mistik dhe epshor i Dukeshës Dë Lonzhe, e bën këtë libër kryevepër të romanticizmit të Balzakut. Njësoj si princesha e Klevesë dhe e Sanseverinës, Dukesha Dë Lonzhe është një nga hyjneshat e mëdha femërore të letërsisë franceze që bashkon në personin e saj një prestigj të trefishtë të bukurisë, lindjes dhe fatkeqësisë.
Botimi i romanit “Lëkura e shagrenit” krijoi bindjen e plotë në të gjitha qarqet letrare, se Balzaku ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë franceze dhe asaj botërore.
Ky është një nga romanet më me ndikim të Balzakut në letërsinë e shekullit të XIX, duke u kthyer në një gur themeli të letërsisë realiste europiane. Romani është pjesë e Komedisë njerëzore, lexuesit e të cilës janë po aq të pasionuar edhe në ditët tona
Një nga romancierët më të mëdhenj jo vetëm francez, por edhe botëror. Honore de Balzak-un e përshkruan një stil i njëjtë i temës madhore të tij, e që është 'skena nga jeta franceze'. Stili i tij ndërkaq, kuptohet, unik.
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Nje permbledhje aforizmash per te kultuar me se miri ate te cilen e njohim si Komedia njerezore nga nje prej romanciereve me te mire te shekullit XIX
Ne kete set kemi bere bashke dy romane qe jane pjese te Komedise Njerezore te mjeshtrit te madh te letersise franceze dhe europiane, Honore de Balzac. Per te gjithe lexuesit qe duan te njihen me shoqerine pasiziene te shekullit te XIX, por edhe me pershkrimet e thelluara te veseve te individit dhe mjedisit shoqeror, permes ketyre