Vajza e postes Shiko më të madhe

Vajza e postes

Stefan Cvajg BOT0203

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvicër. Pas një udhe të gjatë me tren, Kristina e sheh veten në majat e maleve duke shijuar një jetë që nuk e kishte parë as në ëndërr.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000606

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Por tezja e braktis Kristinën po aq shpejt sa e kishte ftuar dhe shumë shpejt vajza kthehet në zyrën postare provinciale e zhgënjyer dhe e trishtuar. Aty njihet me Ferdinandin, një veteran lufte i plagosur por gojëtar, i cili është shprehje e pakënaqësisë së gjithë brezit të tij. Jetët e Kristinës dhe Ferdinandit ndërthuren dhe ngatërrohen keq derisa ai sajon një plan që ose do t'u dalë për mbarë e do t'i shpëtojë, ose do t'i zhytë përjetë. Komente mbi librin "A është e mundur të shkruhet një histori vërtet kaq reale? Nëse po, kjo është e tillë. Personazhet janë realizuar aq mirë dhe ka pasazhe të përshkruara mjaft bukur." The Spectator "Një vrapim marramendës mjerimi, gëzimi e varfërie... naiviteti ekstazik i vajzës dhe proza e shkëlqyer e Cvajgut i bëjnë historitë e vjetra të ëmbla e të freskëta dhe kur e tërë drama rrënohet, edhe jashtëzakonisht të trishtueshme." The Sunday Times "Vajza e postës është një roman i këndshëm dhe një libër i shkëlqyer për ta nisur nëse je i ri me këtë romancier austriak. Është një histori e fuqishme sociale që përshkruan ndikimin social të Luftës së Parë Botërore dhe varfërinë e skajshme ku u detyruan të jetojnë shumë njerëz. Tregon sfidat e qytetërimit evropian në fillim të viteve 1930 dhe dështimin e humanizmit, ku Cvajgu besoi deri në fund të jetës së tij. Përshkruan ankthin, dyshimet, depresionin dhe shpërbërjen shpirtërore. Cvajgu ia del mbanë të përshkruajë edhe konceptet më komplekse të psikanalizës duke i sjellë ato në mënyrë të gjallë." The Telegraph

Të dhëna

Faqe320
ISBN9789928000606
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikolla Sudar