Milan Kundera A-002433
New product
Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuar të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.
395 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292117 | |
Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë dhe tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një artiste me shpirt të lirë, e jeton jetën e saj si një varg tradhtish - ndërsa i dashuri tjetër i saj, Franci, i sinqertë, besnik dhe i mirë, është duke humbur gjithçka për shkak të cilësive të tij fisnike.
Pastaj një person tjetër hyn në skenë: autori. Fytyra e tij është në hije, në qendër të katërkëndëshit të dashurisë, formuar nga protagonistët e romanit: dhe këto katër elementë vazhdimisht i ndryshojnë qëndrimet ndaj tij, largohen e qasen rastësisht por dhe për shkak të ngjarjeve e persekutimeve të historisë.
Për Milan Kundera romani nuk heton realitetin, por qenien. Lehtësia e padurueshme e qenies është një hulumtim me stil, i cili na çon drejt e te vetja, tek të tjerët, te jeta e dhunshme, te drama e shpresave delikate.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 304 |
| ISBN | 9789928292117 |
| Redaktori | Mariana Ymeri |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Saverina Pasho |
| Roman | Psikologjik |
Pavdekësia rrëfen ngjarje në dy periudha kohore: Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e...
Një ese brilante e një prej mjeshtërve të letërsisë së shekullit XX, "Testamentet e tradhtuara" është shkruar në formën e një novele. Botimi vjen në shqip me përkushtimin e Balil Gjinit për t'i ofruar lexuesit tonë edhe një tjetër kryevepër të Milan Kunderës e cila e rrit përmasat dhe vlerat e tij si njeri i mendjes dhe i shpirtit
Është e pamundur të përcaktosh se çfarë është më e bukur: finesa, komedia apo urtësia e këtij romani të mrekullueshëm. Milan Kundera është një artist, sigurisht një nga më të mirët që mund të gjenden, i cili thotë se e mira (dhe e keqja) që del nga shpirtrat e njeriut, ka shumë më tepër rëndësi se veprat e një Shteti. Dhe ai e thotë këtë me pasion, me...
Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman - një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.
Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.
Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman - një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.
Është e pamundur të përcaktosh se çfarë është më e bukur: finesa, komedia apo urtësia e këtij romani të mrekullueshëm. Milan Kundera është një artist, sigurisht një nga më të mirët që mund të gjenden, i cili thotë se e mira (dhe e keqja) që del nga shpirtrat e njeriut, ka shumë më tepër rëndësi se veprat e një Shteti. Dhe ai e thotë këtë me pasion, me...
Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia dhe Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht,ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.
Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes.
Te gjithe e njohin dhe e adhurojne Milan Kunderen per romanet “Lehtesia e padurueshme e qenies” “Shakaja” apo “Identiteti”, por ne kemi pergatitur nje set me dy romane, me pak te njohur, - te ardhur se fundi ne shqip, - per te gjithe adhuruesit e ketij autori: “Valsi i lamtumires” dhe “Ngadalesia” jane edhe dy maja te tjera te cilat deshmojne magjine dhe...
Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.