Vrap ujku View larger

Vrap ujku

Kerstin Ekman MUZA068

New product

1110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Muza Botime
ISBN9789928361745

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dhe ja ku u duk. E bëri aq natyrshëm, sa ishte e lehtë për t'u kuptuar: kjo botë ishte e tija. Doli nga pylli pak më larg nga ku kalonte gjurma e skive.

Qëndroi në buzë të kënetës, midis një kaçubeje dëllinje dhe një pishe të regjur. Vështroi me vëmendje përreth kënetës së mbuluar nga dëbora, ktheu kokën aq sa unë të shihja profilin e tij me atë hundën fisnike, ballin e pjerrët dhe veshët e ngritur lart.

Ulf Norrsting, punonjës i shërbimit pyjor i dalë në pension, është rrëfyesi në historinë e ngjeshur të Kerstin Ekmanit, e cila zhvillohet në veri të Hälsinglandit. Pas takimit me ujkun, ai fillon të mendojë sërish për gjuetinë, për kafshët dhe për pyllin. Me moshën, iu shfaqën kujtime të reja.

REVIEWS

Duhet një tregimtar me përvojë për t’u shprehur në një mënyrë kaq virtuoze dhe të natyrshme... I ngarkuar simbolikisht, por në të njëjtën kohë një përshkrim i rrallë i fshatit, i rrëfyer në mënyrë kaq të vërtetë.

- “Sydsvenskan”

Formimi letrar dhe njohuritë ekologjike janë dy nga specialitetet e Ekmanit dhe në librin e saj të ri Vrap Ujku, ajo shkëlqen në të dyja... Mund të jetë një libër i vogël, por në të mbështillen idetë më të mëdha rreth kujtesës, gjuhës dhe të rrëfyerit.

- “Göteborgs-posten”

Ekman e drejton historinë e saj me dorën e lehtë të përvojës… Është një roman modest, por pikërisht kjo modesti e bën atë të madh.

- “Svenska Dagbladet”

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages165
ISBN9789928361745
RedaktoriKlodiana Metani
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRita Çifligu
I ri1