Fletoret e fshehta te gruas se Dostojevskit (HC) View larger

Fletoret e fshehta te gruas se Dostojevskit (HC)

Anna Dostojevskaja BO0202

New product

Përshkrim i shkurtër Përmes shënimeve të një gruaje të re dhe të dashuruar, lexuesi zbulon"sekretet" e jetës së shkrimtarit rus Fjodor Mihailoviç Dostojevski. Janë "Fletoret e fshehta të gruas së re të Dostojevskit", botuar nga shtëpia botuese "Onufri", sipas shqipërimit të Helena Kadaresë, që tregojnë se si ishte një ditë e zakonshme e autorit të romaneve "Idioti" apo "Krim e ndëshkim".

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

U shkrua në vitin 1867, kur çifti i sapomartuar u vendos në Gjenevë për disa muaj. Një periudhë e vështirë krizash ekonomike, shëndetësore, por që përkon me krijimin e romanit "Idioti". Si një ditar i mbajtur "për vete", "Fletoret e fshehta" tregojnë për anën njerëzore të shkrimtarit dhe jo për gjeninë e tij. Procesi i të shkruarit është i pranishëm në të gjitha shënimet, pasi Ana ishte stenografja e Dostojevkit, por ajo thuajse nuk flet kurrë për talentin e tij apo për ndonjë "sukses" të asaj kohe. Gruaja nuk tregon për biseda "interesante", filozofike, për tema të mëdha, edhe pse sot duket e çuditshme një gjë e tillë. Të jetosh në krah të një njeriu të tillë Por, duket se Dostojevskaja është e ndershme me veten. Ajo shkruan atë që ndjen, që nga gëzimet më të vogla, tek dëshpërimi më i thellë. Dëshmon për jetën në çift, e cila varet dëshpërimisht nga situata ekonomike. Ana Dostojevskaja ka veç një vit martesë me Fjodor Mihailoviçin dhe i duhet të përballet me një krizë financiare, ndërsa nga shënimet e saj kuptohet që ajo vjen nga një familje në gjendje të mirë ekonomike. Mundohen të bëjnë një jetë të mirë në dukje, sipas sërës së tyre, por gjithçka që shkruhet në këtë ditar dëshmon për mjerimin në të cilin jetonte shkrimtari i madh. Iu shkruajnë letra pa fund miqve që t'iu huajnë para. Ana vazhdimisht i duhet t'i kërkojë borxh nënës së saj, e cila nuk kursehet të ndihmojë të bijën, tanimë shtatzënë. Jo rrallë herë ndihet në siklet nga kjo gjendje dhe preferon më mirë të vërë peng bizhuteritë e saj, fustanet, deri tek teshat e trupit. Përshkruan me detaje të gjitha ecejaket e saj nëpër rrugët e Gjenevës, në kërkim të fajdexhinjve dhe dyqaneve të pengjeve. I duhet të bëjë pazar për gjëra që i ka të shtrenjta dhe qorton veten për çdo frangë të humbur. "Sot në mëngjes u zgjova tepër e trishtuar dhe e mërzitur nga mendimi që do të më duhej të shkoja patjetër tek ajo huadhënësja dhe burri i saj, për të lënë peng shallin tim me dantella. O zot sa më pështiroset e gjithë kjo!". Nëse ndokush do të kishte përkrah një burrë që nuk arrin të sigurojë të ardhura për bashkëshorten e vet, që edhe ato para që sigurohen me borxhe e pengje i shpenzon për të mbajtur njerëzit e tij "parazitë" e aq më keq t'i prishë në lojëra fati, sigurisht që do të tërbohej keq. Por Ana është një grua aq e durueshme saqë kujdeset që në asnjë rast të mos e zemërojë burrin që dashuron.

Data sheet

pages207
Published year2007
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë