Dranja View larger

Dranja

Martin Camaj BO0110

New product

Përshkrim i shkurtër

Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile". Titulli i veprës duhet të lexohet, pra, si gruaja - breshkë" ose "breshka - trëndafile", përpunohet mbi motivin. Natyra e veprës identifikohet me emrin e llojit letrar që pason menjëherë titullin: "Dranja. Madrigale".

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789995687724

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një madrigal është një nënlloj lirik erotik, i shkruar në vargje dhe në fillimet e tij i kënduar. Por, madrigalet e veprës "Dranja" janë shkruar në prozë, e cila është, sidoqoftë, prozë poetike, pikërisht një lloj i ndërmjetëm midis poezisë dhe prozës. Si një rrëshqanor, Dranja është "frymor i ndërmjemë mes sisorëve dhe atyne që pjellin vezë", duke përfaqësuar kështu një stad kalimtar në evolucionin e jetës së kafshëve - nëntitulli shënon "madrigale mbi fatin e një frymori të papërsosun".

Hibridizmi i heroinës, rrëshqanore dhe njerëzore, i përgjigjet hibridizimit të llojit letrar që portretizon personazhin (persona). Për herë të parë që nga Djella (fjala është trajta e shquar femërore e emrit në trajtën e pashquar të gjinisë mashkullore "diell" dhe i përgjigjet në gjermanisht "die Sonne"), një emër i përveçëm femëror kondenson një vëllim në një titull njëfjalësh. Një kondensim i tillë i kuptimit në një njësi minimale semantike formulon një poetikë shpërthyese.

Madrigali i parë është një prolog i kësaj poetike. Një malësor i ri zbulon një fosil, në të cilin zhgualli i një breshke është qarkuar nga një gjarpër. Siç është bërë e qartë nga një madrigal tjetër, në të cilin gjarpri tregohet epshor pas Dranjes, fosili është një ikonë e marrëdhënies seksuale. Gjarpri, që i ngjitet breshkës të kujton Evën që joshet nga Djalli.

Mitit biblik i është dhënë një version natyralistik, i afërm me kultin pagan të malësorëve për diellin në pamjen e një gjarpri totemistik. Te Dranja, Camaj ritregon historinë e jetës së tij të paracaktuar nga origjina e tij fisnore dhe e mbipërcaktuar nga endjet dhe ngulimet e tij jashtë. Këtë herë, megjithatë, alteregoja e tij është një kafshë, një përfaqësuese shumë e zakonshme e faunës së Shqipërisë Veriore, por që ka "një famë të keqe në mitologjinë popullore". Autori e ka zgjedhur zvarranikun si simbol të vetes së tij poetike, duke theksuar kështu më tepër pozitën e tij konsekuente anti - heroike.

Data sheet

pages168
ISBN9789995687724
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
RomanPsikologjik