Zoti zbret mbi jaseminë View larger

Zoti zbret mbi jasemine

Shqiponja Axhami BO0077

New product

Përshkrim i shkurtër

Pas pesë vëllimeve me poezi, Axhami vjen me përvojën më të mirë të saj deri më tani, me kulminacionin poetik, me përsosje të teknikave poetike, dhe me përvetësim të ndjesive më të thella shpirtërore dhe kolektive

More details

5 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928226242

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pjesë nga libri

Ishin të mbjella të mbara sivjet; mos u habisni pse jam e ngazëllyer gjithmonë mbas të mbjellave. Nëna ime, më lindi pas të mbjellave. Kishte kokrra fare misri nëpër mëngët e përvjelura të bluzës kur më lëshoi në shtrojën e vjetër. Ndaj, ndoshta një pjesë imja mbetet lëndinave, urive, fshatrave. Nuk e di, por në mënyrë të pashmangshme u mbrujt brenda meje ninulla e saj, kënga e saj e dasmave, vaji i vdekjeve, ecja e saj në oborrin e gurtë poshtë një hënëzimi plot yje. Veshjet e saj me qindra ngjyra endur vekëve. Iku herët. E kështu mes dhimbjes, mallit, në shtëpizën e vjetër që mbante aromën e borzilokut të rrobave të saj, nën muzikën e fyejve dhe të një lahute që i ra deri në vdekje i verbëri i asaj lagjeje, unë nxora prej vetes poezinë. Pranomëni.

Data sheet

pages131
ISBN9789928226242
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë