Perendeshat e spiunazhit View larger

Perendeshat e spiunazhit

Igor Damaskin BO0205

New product

Përshkrim i shkurtër

Një libër per ato gra që Igor Damaskin i ka emërtuar me një togfjalësh Perëndëshat e spunazhit. Ia fillon me Ema Hamilltonin, kujtimi i së cilës mbërrin qysh nga fundi i shekulli i XVIII, për tu afruar, në vitet prej nga edhe mund të ketë dëshmitarë të gjallë, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën e dytë botërore e më pas me luftën e ftohtë. Sigurisht, autori rus, nuk mund ta shpërfillte, zbuluesen legjendë, Mata Harrin e famshme, as Frau Cërçillin, Miss SimpsoninTë gjithë gratë e librit të Igor Damaskinit janë të bukura, që tërheqin vëmendjen mashkullore.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789992799857

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Sigurisht të gjithë gratë e librit të Igor Damaskinit janë të bukura, që tërheqin vëmendjen mashkullore. Të shkuarat e tyre shpesh ngjanë. Por ajo që mbi të gjitha i lidh është bindja e tyre në favor të kauzës së cilës i janë përkushtuar edhe pse herë -herë, kauza e tyre ndodh të jetë thjesht një raport intim. Por, në rastin e spiuneve profesioniste, bindja e tyre kryesore është qëllimi për të cilin ato punojnë, më së shpeshti i paralelizuar me patriotizmin. Në të vërtetë, siç zbulojnë edhe rrëfimet biografike mbi spiunet e famshme apo gratë që pa qenë mirëfilli të tilla e kanë luajtur rolin e spiunes, shpesh fundi i tyre ka qenë denimi me vdekje. Por ky, tek e fundit ua ka rritur vlerat, ndërsa ato kanë shkuar drejt vdekjes me plot dinjtet. Castet e fundit të Mata Harrit të famshme e kanë shndërruar në legjendë imazhin e saj: A nuk mund ta shoh botën edhe në këto pak minuta?- kishte pyetur Mata Harri përpara togës së pushkatimit duke mos dashur tja lidhin sytë e duke bërë kësisoj rreshterin të shprehet: Kjo zonjë di të vdesë. Baronesha Benita fon Berg gjithashtu do të tregohej e guximshme në çastet e fundit. Në të vërtetë kishte qenë një histori dashurie që e kishte shndërruar atë në spiune. Kësisoj ajo kishte dashur që të ikte nga kjo botë me imazhin e të dashurit para syve të saj; Ajo përkuli gjunjët para podiumit dhe vuri përpara fotografinë e Sosnovit në mënyrë të tillë që ta shihte në çastin e vdekjes. Pastaj mbështëti kokën në trung dhe zbuloi qafën nga flokët.... Frau Cërçill do ti linte vetëm 3 vajzat e veta pikërisht ngaqë bindjen e saj atdhetare e kishe shumë e fortë brenda vetes. Tek e fundit gjithsecilës nga spIunet do ti duhej të sakrifikonte diçka, shpesh shumëçka. Vetë autori i librit Igor Damaskin arrin në përfundimin: Eshtë thuajse krejt e zakonshme që shumica e zbulueseve femra nuk gëzojnë jetë të mirëfilltë familjare... për të pasur fëmijë ato i pengon ndijimi i pashqitshëm i frikës dhe i rrezikut që i rrethon.

Data sheet

pages295
ISBN9789992799857
Published year2007
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë