Këto dy thrillera sjellin realitete...
Romani i fundit i M. Krajës, "Edhe të çmendurit fluturojnë", na thotë se që të gjithë njerëzit janë të palumtur. Më të këqijtë e njerëzve janë ata që e afishojnë palumturinë e tyre... Ata, së paku, e kanë si të shkruar në ballë kobin, fatkeqësinë. Të tjerët përreth tyre që ankohen për palumturi, të duken të veckël. Sadik Bejko
…Se mos po e jetojmë si duhet këtë jetë që kemi, që të kërkojmë shtesë një tjetër jetë…
Ky eshte nje nga vellimet me te arrira me poezi te Azem Shkrelit, pjese e programit shkollor ne gjimnaz. Pas nje periudhe mungese, Onufri e sjell kete botim per lexuesit ne Shqiperi, perfshire edhe gjimnazistet.
Ditar dhe poezi, me parathënie nga Ismail Kadare.
Ra ky mort e u pamë është një libër nga Ismail Kadare i shkruar në formën e ditarit, dhe që doli në vitin 2000. Libri i është kushtuar Kosovës dhe luftës atje gjatë viteve të 90-ta. Libri është botuar nga Onufri në Tiranë në vitin 1999 dhe përmban 249 faqe. Libri është shkruajtur në gjuhën shqipe.
Përmbledhje me lirikat më të mira të kohëve të fundit të poetit korçar Skënder Rusi: Një nga poetët lirikë më të mirë të brezit të tij
Ky roman nuk është vetëm një përballje mes botës së re tekno (nga rrjedh dhe titulli Tekno-Broni) dhe asaj të vjetrës, ku çdo gjë bëhej me dorë, por u tregon fëmijëve se vërtet teknologjia ka shumë të mira, ama çdo gjë duhet përdorur me masë, pa harruar kontaktin me natyrën. Caku - Kufi është ai ekuilibri i hollë që duhet të ruajmë për të mos humbur...
Një kryevepër e prozës që jo vetëm mahnit këdo për fuqinë e thellë simboliste, dhe mjeshtrinë narrative, por vjen në gjuhën shqipe me një histori të veçantë: Autori që e ka përkthyer është Ismail Kadare, i cili e njohu Ernest Heminguejn për herë të parë me lexuesin shqiptar, duke dhënë shtysa për modele të reja të shkrimit të letërsisë. Prandaj ky libër...
Libri u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur
I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë. Për fat të keq, pavarësisht nga ky synim, vepra u prit fare ftohtë nga Shqipëria zyrtare