Romani i Lumturise

Gazmend Krasniqi BO0028

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë tekst kërkohet lumturia. Në përgjithësi, është histori e çiftit shqiptar të pasviteve ’90, kur kuptimi i lumturisë ndryshoi krahasuar me epokën paraardhëse. Me ardhjen e lirisë së individit, epokë që e quajmë e demokracisë, ky çift kërkon mënyrat e veta për të hasur lumturinë, ndryshe nga individi i epokës totalitare. Teksti është bazuar në dy çifte: Në rastin e çiftit të parë, burri ka në dorë një arkërkues (një instrument me të cilin kërkohet ari i fshehur në vendet ku mendohet se do të jetë, në shtëpitë e vjetra, në varreza, pra në vende nga më të çuditshmet). Ky person mendon se do të fitojë anën materiale dhe nëpërmjet saj do të krijojë pushtet. Në rastin e dytë, çifti ka kërkesën e planit shpirtëror për lumturinë

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9928-186-74-4

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vetëm kujtesa më ndihmon që ta nis këtë histori nga fillimi, pikërisht aty ku gazetat shkruan për një vajzë të gjetur pa gojë, megjithëse pa shenja dhune fizike, në gërmadhat e një shtëpie të prishur brenda një nate. Me sa duket, ka qenë një kohë ku ngjarjet vjetroheshin shpejt, sepse, më pas, kjo histori më doli nga mendja. Vetëm kur e takova vetë vajzën, arrita të kuptoja se mendjet e njerëzve kishin vluar nga pyetjet e ngritura për këtë histori: ja ku del përsëri kujtesa që i lidh ngjarjet. Vetëm duke i besuar asaj (kujtesës), marr përsipër ta përcjell këtë histori, e cila fillon aty te imazhi i njeriut që i bie në dorë një arkërkues.

Për gazetat, vajza qe lajmi i parë.

Se çfarë qe ajo për këtë histori, mbetet të zbulohet

Data sheet

pages160
ISBN9928-186-74-4
Shtëpia botueseOnufri
Published year2015
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri