9 miqte e mi View larger

9 miqte e mi

Grup autorësh BAO0188

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri "9 miqtë e mi" është hartuar sipas fushave kurrikulare: zhvillimi gjuhësor, matematikor, shkencor, artistik, social dhe shëndetësor.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

20 other products in the same category:

More info

Libri është strukturuar me 9 kapituj, që iu përgjigjen 9 muajve mësimorë, nga tetori deri në qershor. Në secilin muaj fëmija do të njihet me nga një personazh: Arusha Ada, Dinozauri Dino, Tigri Tigo, Pinguini Pigo, Majmuni Moja, Flutura Fufu, Patoku Pam, Bretkosa Besi, Lepurushi Lori. Nëpërmjet ilustrimeve tërheqëse dhe personazheve zbavitëse, fëmija njëkohësisht do të mësojë dhe do të argëtohet. Çdo mësim ka një ose dy faqe, ku fëmija heton (investigon), lexon figurën, tregon, dallon, numëron, pyet, përgjigjet, vepron, zgjedh (rrugën drejtimin), lidh të njëjtat, dallon ndryshimet. ngjyros, vizaton, shkruan. Pra. në çdo faqe fëmija nxitet për të mësuar njohuri të reja e për të punuar në mënyrë të pavarur.

Një mësim mund të punohet në disa orë mësimore, sa e sheh të arsyeshme mësuesja për të realizuar objektivat e parashikuar. Në krye të çdo faqeje janë disa kërkesa që përmbajnë thelbin e veprimit që duhet të bëjë fëmija. Këto kërkesa e orientojnë edhe prindin për punën që fëmija mund të bëjë në kushte shtëpie.

Data sheet

Shtëpia botueseAlbas
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 5 years
StatusiI ri