Kater ererat View larger

Kater ererat

Kristin Hannah A-008429

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri “Katër erërat” na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, i parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrificat e së cilës shënjuan një brez të  tërë.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928338358

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Toka ime, po ta dëgjosh, të tregon historinë e saj

Teksas 1921: kohë bollëku. Lufta e Madhe ka mbaruar, toka është pjellore dhe Amerika është në prag të një ere të re, por Elsa Uollkoti është e destinuar të mbetet lëneshë në një kohë kur martesa është zgjidhja e vetme e një vajze. Kjo, derisa njihet me Raf Martinelin dhe vendos të ndryshojë rrjedhën e jetës. Pasi reputacioni i saj shkatërrohet, i mbetet veçse një zgjedhje: martesa me një djalë që pothuajse nuk e njeh.

Në vitin 1934 bota ka ndryshuar: miliona njerëz në Amerikë kanë mbetur të papunë dhe thatësira ka shkatërruar Ultësirën e Madhe. Fermerët mezi arrijnë t’i mbajnë tokën dhe gjënë e gjallë, ndërkohë që toka zhuritet çdo ditë.

Stuhitë e pluhurit janë kthyer në makthe. Gjithçka në fermën e Martinelëve duket se po jep shpirt, përfshirë martesën e Elsës. Çdo ditë është një betejë për t’i mbajtur fëmijët gjallë.

Në një kohë kaq delikate, Elsa (si shumë fqinjë të saj) vihet përpara një sprove të vështirë: të luftojë për tokën që mësoi ta adhuronte apo ta lërë pas dhe të niset për në perëndim, në kërkim të një jete më të mirë për familjen e saj.

Data sheet

pages452
ISBN9789928338358
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlken Myftiu
RomanSagë&Histori
I ri1