Vajza e Pirenejve

Kristin Hannah BLV0009

New product

Përshkrim i shkurtër

Vajza e Pirenejve është një roman i bukur dhe thellësisht prekës që ngre në piedestal pathyeshmërinë e shpirtit njerëzor dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë. Ky është një roman që lartëson njeriun dhe jetën.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Francë, 1939 . Në fshatin e qetë të Carriveau-së, Viana Moriaku përcjell të shoqin, Antuanin, i cili niset për në frontin e luftës. Ajo nuk beson se nazistët do ta pushtojnë Francën, por ata vërshojnë me trupa të shumta ushtarake, karvanë kamionësh dhe tankesh, avionë që mbushin qiellin dhe bombardojnë të pafajshmit.

Kur një kapiten gjerman strehohet në shtëpinë e Vianës, ajo me të bijën duhet të jetojnë me armikun, përndryshe humbasin gjithçka. Pa ushqim, pa para dhe pa shpresë, teksa rreziku përshkallëzohet, për të mbajtur familjen gjallë ajo është e detyruar të marrë herë pas here vendime të dhimbshme.

Motra e Vianës, Izabela, është një vajzë rebele tetëmbëdhjetëvjeçare, duke kërkuar t'i japë kuptim jetës me pasionin e rrëmbyeshëm rinor. Ndërsa mijëra parizianë i largohen tmerrit të luftës, ajo njihet me Gaetonin, një partizan që beson se francezët mund të organizohen brenda vendit në luftë kundër nazistëve, dhe bie në dashuri me të ashtu siç u ndodh vetëm të rinjve . . . kokë e këmbë. Ai i premton se do ta marrë në luftë, por ndërron mendje dhe zhduket.

Pavarësisht nga kjo, Izabela nuk dekurajohet. Ajo përfshihet në radhët e Rezistencës dhe bëhet aktiviste e devotshme për kauzën e lirisë. Rrezikon jetën e vet për të shpëtuar shumë jetë të tjera. Me guxim, elegancë dhe mprehtësi, autorja e njohur, Kristin Hannah, shfrytëzon panoramën epike të Luftës së Dytë Botërore dhe hedh dritë mbi një aspekt thelbësor të kësaj historie, që trajtohet rrallë: roli i grave në luftë. "

Vajza e Pirenejve" tregon historinë e dy motrave të ndara prej vitesh, nga përvoja, ideale dhe pasione të ndryshme për jetën. Secila prej tyre ndjek rrugën e saj të rrezikshme drejt mbijetesës, dashurisë dhe lirisë, në Francën e pushtuar nga gjermanët dhe të shkatërruar nga lufta. "

Vajza e Pirenejve" është një roman i bukur dhe thellësisht prekës që ngre në piedestal pathyeshmërinë e shpirtit njerëzor dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë. Ky është një roman që lartëson njeriun dhe jetën.

Data sheet

pages476
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlendi Lami