Ditë kafenesh View larger

Dite kafenesh

Ismail Kadare BO0097

New product

Përshkrim i shkurtër

Sa herë që ka rënë fjala për fillesën e tregimit "Ditë kafenesh", sidomos pas përkthimit dhe botimit të tij si libër më vete në Amerikë, ka ndodhur pikërisht ky shpjegim i thjeshtuar, madje aq fort, saqë mund të quhet pa frikë njëfarë dhunimi i së vërtetës.

More details

112 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789994332406

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

25 other products in the same category:

More info

Shpjegimi i dhënë prej meje dhe i përsëritur prej kritikës letrare amerikane ose shqiptare ka qenë ky: në pamundësi të plotë të botimit të romanit "Qyteti pa reklama", shkruar në vitin 1959, kur ishte student në Moskë, autori nxori prej dorëshkrimit një copë të tekstit, që e botoi si tregim me titullin "Ditë kafenesh".

"Ditë kafenesh" është pjellë e romanit të fshehur "Qyteti pa reklama", u shkrua, u botua dhe u ndalua në vitet 1962-1963. E botuar në dy numra të gazetës "Zëri i rinisë", ajo pativërtet mijëra lexues, por iluzioni i lirisë ishte fare i shkurtër. E huaj krejtësisht për kohën, ajo u ndalua fill pas daljes, për t'u rrëzuar kështu në harrim të thellë, aty ku dergjej vepra amë. Pas një kohe të gjatë në ndërgjegjen time, ajo ka gjakuar thjesht si një pikëllim. Pikëllim që shkaktohet prej së pamundurës.

Botimi në libër më vete, së pari në anglisht në SHBA dhe tani në Shqipëri, si dhe zbërthimi i novelës prej kritikës amerikane, përpara asaj vendase, bën pjesë në ato gjëra të pabesueshme që krahasohen me kapërcimin e ylberit. Koment nga R. Baird Shuman Ishte brenda natyrës së Kadaresë, si shkrimtar i talentuar dhe i ndjeshëm, që të pasqyronte regjimin e vendit të tij që po shkonte drejt kalbëzimit, por atij iu desh ta bënte këtë në një formë që nuk do ta varroste përfundimisht karrierën e tij.

Ai e bëri këtë si zëdhënës i forcave të progresit, me të cilat ai si intelktual ishte në të njëjtën barrikadë. Edhe pse jo në mënyrë të hapur, ai i përfaqësoi këto forca qartësisht në krijimet e veta. Rrugëtimi i tij letrar ka qenë heroik, por tepër i vetmuar. 

Data sheet

pages88
ISBN9789994332406
Shtëpia botueseOnufri
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri