Ismail Kadare është shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel
As the influence of a paranoid regime steals up on him, Rudian finds himself swept along on a surreal quest to discover what really happened to the mysterious girl to whom he wrote the dedication - to Linda B.
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
"Bisedë përmes hekurash", është seri letrash të shkëmbyera mes Kadaresë dhe Ukshin Hotit në vitet kur Ukshin Hoti mbahej në burg nga shteti serb. Ky libër ka vlerë të vecantë për faktin se tregon hapur qëndrimet e Ukshin Hotit për kombin shqiptar, për shtetin e Kosovës etj., qëndrime të cilat çuan edhe në prangosjen e Ukshin Hotit nga regjimi serb i...
Ca pika shiu ranë mbi qelq është titulli i një libri me përmbledhje poetike e poezive më të zgjedhura të shkrimtarit Ismail Kadare.
Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.
In a seamless mosaic of dreams and games, a young boy reflects on events as his hometown in Albania falls to a series of invaders. Amid floods and bombings, his own innocence and wonder are lost forever in the madness and brutality of the Second World War. A disturbing mix of tragedy and comedy, politics and sexuality, Chronicle in Stone is a fascinating...
Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...
Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën. Pyetjes që Eugenio Montale, në kremtimin e Dantes, ia drejtoi vetes dhe të tjerëve: "Ç'kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?", poetët e botës i janë përgjigjur e do t'i...
Romani “Darka e gabuar” është shkruar mes Malit të Robit (Durrës), Luganos së Zvicrës dhe Parisit gjatë verës dhe dimrit 2007-2008. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister , është subjekti i romanit të Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të...
Nuk ka dëshmi më të fortë dhe më koncize sesa ajo që jep Ismail Kadare për gjendjen kritike në të cilën ishte Shqipëria në fillimin e viteve ’90. Këtë skaner bën shkrimtari i madh në një dialog me Alain Bosquet, menjëherë pas arritjes nga Shqipëria dhe strehimit të tij në Francë
Sa herë që ka rënë fjala për fillesën e tregimit "Ditë kafenesh", sidomos pas përkthimit dhe botimit të tij si libër më vete në Amerikë, ka ndodhur pikërisht ky shpjegim i thjeshtuar, madje aq fort, saqë mund të quhet pa frikë njëfarë dhunimi i së vërtetës.
Sipas Kadaresë, "Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën...
Ismail Kadare është ndër të rrallët intelektualë dhe shkrimtarë shqiptarë që ka analizuar thellësisht identitetin, orientimin dhe fatin e shqiptarëve në një botë të integruar dhe plot sfida. Përmes këtij seti ne kemi sjellë tre libra ku shkrimtari i shquar merret me të shkuarën, të tashmen, të ardhmen dhe fatin e shqiptarëve.
"Ftesë në studio" është botuar për herë të parë kur Shqipëria ishte ende komuniste. Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol.
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës.
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Gjatë muajit janar, që përkon edhe me ditëlindjen e autorit, do të kemi për lexuesit e pasionuar pas këtij...
Ka katër shekuj që pyetjet, dyshimet dhe hamendjet nuk kanë reshtur kurrë për Hamletin. Shumica e tyre përmblidhen pak a shumë në pyetjen nëse ajo ngjarje që shohim në skenë mbulon një tjetër. Një tjetër që Shekspiri nuk mundte, nuk e lanë apo nuk donte ta thoshte.
Në vëllimin e katërt ndodhen romanet: “Kornikë në gur” dhe “Lëkura e daulles”
Në këtë vëllim përmblidhet vepra poetike e Kadaresë, krijuar midis viteve 1957 dhe 2005. Vjershat dhe poemat janë nxjerrë nga librat “Ëndërrimet”, “Shekulli im”, “Përse mendohen këto male”, “Motive me diell”, “Koha” dhe “Ftesë në studio”. Një pjesë, që s’kanë qenë përfshirë në këto libra, janë nxjerrë nga shtypi periodik si dhe nga vëllimi i shtatë i...
Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
Shqipëria në fillimin e vitit 90 ndodhej në një krizë të shumëfishtë dhe pa rrugëzgjidhje. Largimi i Ismail Kadaresë ishte akti i parë i madh i refuzimit ndaj sistemit komunist dhe shembulli i kurajos për elitat intelektuale që duhet të refuzojnë sistemin. Ky set përfshin tre libra-dëshmi që sjellin ato momente kritike dhe guximin intelektual që pati...
"Kamarja e turpit" ka qenë botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit "Ura me tri harqe", me titullin "Pashallëqet e mëdha". Romani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, është konsideruar nga kritika botërore si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet...
“Katër përkthyesit” përshkruan prishjen që ndodhi më 1961 midis Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Bashkimit Sovjetik. Përmes dëshmive të pabotuara më parë dhe duke u mbështetur mbi një anketë të gjerë dhe shumë të saktë, ky tregim paraqet tablonë befasuese të një periudhe shumë të rëndësishme të historisë së komunizmit. Përkthyesi dyshohet për tradhti: të...
Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin...