Kamarja e turpit View larger

Kamarja e turpit

Ismail Kadare BO0003

New product

Përshkrim i shkurtër

"Kamarja e turpit" ka qenë botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit "Ura me tri harqe", me titullin "Pashallëqet e mëdha". Romani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, është konsideruar nga kritika botërore si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet terrori shtetëror. Ashtu si për "Muzgun e perëndive të stepës", shtypi shqiptar i kohës ka mbajtur heshtje të plotë për të.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9928-433-90-9

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Koment nga Ahmet Selmani

Po ta shikojmë si tërësi "Kamaren e turpit", lehtë do të bindemi se fund e krye përshkohet nga një atmosferë e pastër tragjike, e cila ushqehet në mënyrë sistematike nga mekanizmat që i përcakton fuqia e pushtetit totalitar.

Duke e transferuar rrëfimin e tij herë në një mjedis, e herë në tjetrin, njëherë në qendër të perandorisë, e pastaj edhe në skajin e saj, autori tërheq vija të qarta me dimensione tragjike. Në qoftë se më përpara në Kamaren e Turpit janë ekspozuar kokat e prera të shumë zyrtarëve të lartë, siç është ajo e Bugrahan Pashait etj., atëherë parandihet se aty do të vijnë edhe shumë koka të tjera, siç është ajo e Ali Pashë Tepelenës, i cili ia ka kthyer shpinën Perandorisë Osmane.

Kjo do të thotë se ligjësitë e vdekjes janë ashpërsuar deri në skajshmëri, rënia e kokave të zyrtarëve të lartë perandorakë është bërë si një modus vivendi, gjithkund shtrohet e njëjta pyetje: A ka koka? Ose: E kujt është kjo kokë? E gjithë kjo zhurmërimë e kobshme dëshmon se tragjikja është bërë krejtësisht e pastër dhe se jashtë kësaj ekzistenca pothuajse nuk ka asnjë kuptim.

Koka e prerë është bërë një mit trishtues që e tejkalon çdo parashikim të mundshëm. Edhe kur je humbës, edhe kur je fitues, ajo është e predestinuar të arrijë te Kamarja e Turpit. Me një fjalë çdo gjë prodhon ankth dhe tmerr, logjikë makiaveliste, hije vdekjeprurëse, të cilat janë bërë si formulë e vetme dhe e pashmangshme.

Pjesëmarrësit e kësaj loje morbide, personazhet historikë dhe ata të përfytyruar, gjithmonë shfaqen me një barrë të zymtë, e cila të shtyn vetëm drejt një fund të llahtarshëm, ku edhe të vdekurit edhe të gjallët pothuajse duken të njëllojtë. Sado që koka e Ali Pashait ekspozohet në Kamaren e Turpit, larg këtij fati tragjik nuk mbeten as të gjallët si Abdullai, mbikëqyrësi i kokave, ose Tunxh Hatai, korrieri i oborrit etj., sepse në qenien e tyre gjithmonë futet vdekja si ëndërr dhe si realitet, si luftë fizike dhe psikologjike.

Të gjitha përpjekjet për të shpëtuar prej saj janë të pamundshme, sepse rrënjët e saj janë të ngulitura thellë, madje arrijnë edhe deri në jetën intime të Abdullait të porsamartuar i cili duket edhe më tragjik sesa të vdekurit.

Pikërisht këtu ekziston një simbiozë dramatike në mes të gjallëve dhe të vdekurve, sepse si askund tjetër i gjejmë të mishëruar pranë njëri – tjetrit, të vdekurit jetojnë në qenien shpirtërore të të gjallëve dhe anasjelltas, të gjallët jetojnë midis të vdekurve, udhëtojnë me kokat e tyre të prera, i shoqërojnë e i mbikëqyrin, i shohin dhe mendojnë, i fokusojnë dhe i pikturojnë, por edhe i varrosin dhe i zhvarrosin sipas nevojës.

Këtë atmosferë të papërfytyrueshme e plotësojnë qindra e mijëra veprime që lidhen me frikën, ankthin, ëndrrat, kërcënimet, vrasjet, vetëvrasjet, ikjet, burgosjet, internimet, urdhrat, zbatimet, varrosjet, zhvarrosjet etj.

Dhe të gjitha këto prekin njërin mjedis dhe tjetrin, kryeqytetin perandorak dhe Shqipërinë e rebeluar, individin dhe shoqërinë, duke përcjellë të vetmen porosi: përuljen dhe bindjen e turmës. Figura e Ali Pashait është prototipi më tragjik i kësaj, për shkak se i mori guximin ta bënte të kundërtën e asaj që e kishte të lejuar nga sovrani i tij.

Data sheet

pages208
ISBN9928-433-90-9
Shtëpia botueseOnufri
Published year2016
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri