Ismail Kadare BO0079
New product
Ndonëse midis Lindjes e Perëndimit marrëdhëniet janë disi të shtendosura, në Moskën e fundit të viteve ’50 atmosfera artistike mbetet mbytëse. Destalinizimi nuk është ndier ende në sferat letrare. Në një atmosferë të denjë për “Vdekje në Venetik”, ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e “Muzgut”, shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin.
200 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
ISBN | 9789994332937 | |
Viti i botimit | 2007 | |
Pasternaku është i vetëm përballë makinës sovjetike. Kadare, duke pasur kartë të bardhë për të kritikuar BRSS-në, me të cilin Tirana ka prerë çdo lidhje, mund të denoncojë cenet e sistemit, pa ngjallur zemërimin e hapur të kritikës shqiptare. Ja gjithë paradoksi i këtij romani, me të cilin shkrimtari i lejon vetes që, me një ton satirik, madje fort të hidhur, të kritikojë indirect mekanizmin e qeverisjes së Shqipërisë, duke folur për Moskën.
Por edhe pse “politikisht korrekt”, meqenëse ai kritikonte Bashkimin Sovjetik hrushovian, romani priti disa vite para se të kishte fatin të shihte dritën e botimit. Titulli i tij, nën një maskë vagneriane a nuk të kujton djegien e një Walkurie socialiste? Formula “muzgu i perëndive të stepës” nuk do të mund të shërbente në vitet 1990 apo 1991 për ndonjë studim mbi shembjen e bllokut komunist?
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 200 |
ISBN | 9789994332937 |
Shtëpia botuese | Onufri |
Viti i botimit | 2007 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit. Një haluçinacion, apo rrjedhojë e lodhjes së një njeriu të trishtuar, që sapo është ndarë nga e dashura? është më...
Arkeolog i diktaturës, Kadareja zbërthen hieroglifet e tmerrit, që tiranët e të gjitha ngjyrave u kanë damkosur në trup viktimave të tyre. Është më makiavelike se Makiaveli vetë. - Andre Clavel, L'Evenement du Jeudi.
Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
“Katër përkthyesit” përshkruan prishjen që ndodhi më 1961 midis Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Bashkimit Sovjetik. Përmes dëshmive të pabotuara më parë dhe duke u mbështetur mbi një anketë të gjerë dhe shumë të saktë, ky tregim paraqet tablonë befasuese të një periudhe shumë të rëndësishme të historisë së komunizmit. Përkthyesi dyshohet për tradhti: të...
Poshtërimi i popujve, veçanërisht i popullit shqiptar, shkaqet dhe pasojat që sjell ky fenomen, përbëjnë objektin e librit më të fundit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. "Poshtërimi në Ballkan" e ka titulluar Kadare librin në fjalë, tek i cili personazhet, konfliktet dhe ngjarjet nuk vijnë me anë të figurave letrare, por në mënyrë të drejtpërdrejtë....
Ra ky mort e u pamë është një libër nga Ismail Kadare i shkruar në formën e ditarit, dhe që doli në vitin 2000. Libri i është kushtuar Kosovës dhe luftës atje gjatë viteve të 90-ta. Libri është botuar nga Onufri në Tiranë në vitin 1999 dhe përmban 249 faqe. Libri është shkruajtur në gjuhën shqipe.