Nise nga gjerat e veshtira View larger

Nise nga gjerat e veshtira

Scott Allan BOT0893

New product

Përshkrim i shkurtër

Si të triumfosh mbi zvarritjen e gjërave dhe të fitosh zakonin që të bësh punë të vështira. Mposht zakonin e zvarritjes së gjërave, nxit produktivitetin dhe merr nën kontroll jetën, TANI.

More details

306 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ZEUS
ISBN9789928006363

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

A po jeton në rrëmujë sepse vazhdon t'i shtysh detyrat e rëndësishme deri minutën e fundit? A ndihesh i çorganizuar në shtëpi dhe në punë?

Po përjeton ndjenja ankthi, zhgënjimi dhe pafuqie për shkak të të gjitha projekteve të papërfunduara?

Nëse po, është koha të kapërcesh zakonin e zvarritjes së punëve dhe të riorganizosh zakonet e papërshtatshme në punë.

Autori më i shitur ndërkombëtar dhe trajnuesi i zhvillimit personal, Scott Allan, dëshiron që ta mposhtësh zvarritjen dhe të eliminosh vlerësimet negative për veten, në mënyrë që t'i japësh fund rrëmujës së shmangies kronike të detyrave. Në këtë udhëzues praktik, do të mësosh metodën e tij hap pas hapi për të thyer zakonin e zvarritjes së punëve dhe për t'i dhënë fund sabotimit të vetes.

Në këtë libër, Scott Allan të mëson se si:

- Të kontrollosh shpërqendrimet vetëshkatërruese dhe sindromën e objekteve me shkëlqim.

- Të identifikosh kufizimet kryesore që të pengojnë dhe të ndërmarrësh veprime të forta për rezultate optimale.

- Të shmangësh kryerjen e detyrave të rastësishme dhe të fillosh të programosh kohën për punën më të rëndësishme.

- Të identifikosh mekanizmat e përballimit dhe të zhvillosh një etikë të shkëlqyer pune.

- Të vësh në jetë ushtrime ditore për të bërë zgjedhje më të mira dhe për të krijuar besim më të madh në vendimmarrje.

- Të strukturosh përparësitë duke u përqendruar në atë që ka më shumë rëndësi.

- Të stërvitësh trurin për të zotëruar vëmendjen duke ndërprerë ngacmimet e papritura.

- Të ndërtosh një mjedis të ri për të hequr qafe rrëmujën dhe për të eliminuar lodhjen nga vendimet.

Libri Nise nga gjërat e vështira është ndërtuar në mënyrë të tillë që të të kursejë kohë, të të rrisë energjinë mendore, të të mësojë vetëbesimin, duke larguar frikën e gjërave që u druhesh. Do të mësosh këtu se si të përqendrohesh te detyra numër një, të shmangësh mbingarkesën mendore dhe të bëhesh variant më i mirë i vetes, në punë dhe në jetë.

Sot, jo nesër. Bëje tani, jo më vonë.

REVIEWS

"Autori hulumton mënyrën se si ka rëndësi sjellja dhe ofron strategji e procese për të minimizuar ose eliminuar shpërqendrimet që shkaktojnë vonesa dhe zvarritje.

Nga mënyra se si e jeton jetën e përditshme deri te ajo se sa i suksesshëm je në karrierën e zgjedhur, Scott Allan ka përfshirë metodologji për të ndihmuar në udhëheqjen e lexuesit në rrugën e duhur."

– Bill Miller, autor i librit bestseller "Drejtori ekzekutiv rishtar"

"Mendoni se jeni dembel dhe kjo është arsyeja pse nuk bëni dot asgjë? Mendja juaj nuk është aspak dembele, ajo thjesht duhet të disiplinohet me një grup të ri sjelljesh. Më pëlqen kjo që thotë autori. Me çdo libër, i qaset më shumë thelbit, gjë që na ndihmon të kuptojmë se si të veprojmë dhe të ndalojmë zvarritjen e punëve. Ai na ngacmon se si të punojmë për të arritur suksesin. Çdo faqe është e mbushur me gurë të çmuar."

– Amazon

"Gjithmonë mendoj se, kur ta përfundoj këtë apo atë gjë, pastaj do të jem "i lumtur". E vërteta është se gjërat nuk mbarojnë kurrë. E mësova herët se, nëse doja që fëmijët të bënin diçka,

nuk duhej ta merrnin shpërblimin e premtuar pa e bërë atë gjë. Kjo është e vërtetë për të gjithë ne."

– DTHTF

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages308
ISBN9789928006363
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1