E dashura ime Sputnik View larger

E dashura ime Sputnik

Haruki Murakami SB0015

New product

Përshkrim i shkurtër

Haruki Murakami, një autor i përbotshëm bestseller, autor i shumë romaneve, na fut me këtë libër në Japoninë urbane të bareve të xhazit, në kafenetë, në botën e Jack Kerouac dhe Beatles, për të rrëfyer historinë e ngatërruar të dashurisë vetmëvetëse e joshpaguese. Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren.

More details

879 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789994351350

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Haruki Murakami, një autor i përbotshëm bestseller, autor i shumë romaneve, na fut me këtë libër në Japoninë urbane të bareve të xhazit, në kafenetë, në botën e Jack Kerouac dhe Beatles, për të rrëfyer historinë e ngatërruar të dashurisë vetmëvetëse e joshpaguese. Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren.

Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo. Kur Sumirja, e cila e shoqëron Miun në udhëtimet e saj, zhduket në një nga ishujt grekë, K. tundohet dhe i bashkohet kërkimeve dhe e gjen veten sërish të zhytur në botën e saj dhe nis e rrethohet nga vizionet përndjekëse e ogurzeza. "E dashura ime Sputnik" është një histori dashurie e kombinuar me një histori detektive që të mbetet në mendje si një meditim i thellë mbi mungesën njerëzore.

Thanë për librin

"Murakami është një gjeni."

Chicago Tribune

"Murakami ka një dhunti të pakrahasueshme për ta kthyer metaforën psikologjike në një rrëfim të mistershëm."

The New York Time Book Review

"Të mbërthen qysh në krye të rreshtave të tij... Murakami nuk ka shkruar ndonjëherë ndonjë gjë kaq të dukshme emocionale."

Los Angeles Magazine

Data sheet

pages208
ISBN9789994351350
Shtëpia botueseSkanderbeg Books
Published year2008
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElvana Zaimi