David Golder View larger

David Golder

Irene Nemirovsky BDI0283

New product

Përshkrim i shkurtër

Në vitin 1929, botuesi Bernard Grasset lexoi brenda natës dorëshkrimin e David Golder dhe vuri madje edhe një lajmërim në gazetë për të gjetur autorin anonim, dhe disa ditë më pas u njoh me Irène Némirovsky-n. Aty për aty, ai nuk deshi ta besonte se qe pikërisht ajo vajzë elegante dhe e sigurt në vetvete, bijë nga borgjezia e lartë strehuar në Paris pas revolucionit bolshevik rus, që kishte shkruar një histori kaq të guximshme, edhe mizore edhe të shkëlqyer - një vepër ngado që ta ktheje, e denjë për dorën e një romancieri të pjekur.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103895

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

18 other products in the same category:

More info

Njësoj si ai, lexuesit e sotëm (të cilët e kanë vulosur tashmë suksesin e Suitë franceze) do të zbulojnë me kënaqësi sa i sigurt dhe i qartë ishte që atëherë zëri i Némirovsky-t, sa drithëruese dhe e frikshme është drita që hedh ajo në prapaskenën e jetës së bankierëve të mëdhenj dhe në botën vezulluese dhe të rreme, patetike dhe vulgare të pasanikëve të rinj - një botë që e njihte aq mirë dhe në sfondin e së cilës konsumohet fati i bankierit çifut, plak dhe i pamëshirshëm - dhe se si, nga rreshti i parë deri tek i fundit, di të na bëjë për vete me stilin e mprehtë dhe me sigurinë e një rrëfyeseje të pashoq.

Data sheet

pages178
ISBN9789928103895
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë