New Reduced price! Ekzekutuesi View larger

Ekzekutuesi

Lars Kepler BDI0857

New product

Përshkrim i shkurtër

Nga autori i romanit Hipnotizuesi vjen një triller i ri tronditës me protagonist detektivin finlandez Jona Lina. Një udhëtim shitues në thellësitë e maktheve tona.

More details

29 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816177

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Quhet Jona Lina dhe është finlandez me origjinë, por prej vitesh Stokholmi është shtëpia e tij. Ka shkelur çdo rrugicë, rrugë e shesh. Por nuk ka qenë kurrë në atë apartament elegant e luksoz, prej nga dëgjohen tingujt e një muzike mallëngjyese. Një pjesë në violinë, e luajtur nga një artist i pakrahasueshëm. Dhoma e ndenjjes në këtë apartament është e vetmja dhomë krejtësisht e zhveshur, pa mobilie, pa zbukurime, e zbrazët në mënyrë të pazakontë.

Përveç trupit. Një burrë rri pezull disa centimetra nga dyshemeja dhe duket sikur pluskon në ajër, duke ndjekur tingullin e qetë të violinës, përzier me zukatjen e pakëndshme të mizave. Kolegu që e thirri në vendin e krimit, kishte të drejtë: ka diçka të pashpjegueshme. Kufoma duket sikur pluskon në zbrazëti.

Vrasje apo vetëvrasje? Si inspektor i skuadrës së hetimit të vrasjeve në Stokholm, Jona Lina e di se dukjet janë vetëm veli mashtrues, pas së cilit fshihen krimet. Dhe krimet lindin nga një gjë e vetme: dëshirat. Ajo që Jona Lina nuk di është se edhe dëshirat më ambicioze, madje edhe ëndrrat më të çmendura, mund të realizohen, se frika mund ta kthejë çdo ëndërr në një makth të tmerrshëm. Ajo që detektivi nuk di është se, nga makthet tona më të këqija, as vdekja nuk mund të na shpëtojë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages600
ISBN9789928816177
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanCrime & investigation
I ri1