Normat zakonore jurididike te Shqiperise - Kanuni i Lek Dukagjinit View larger

Normat zakonore jurididike te Shqiperise - Kanuni i Lek Dukagjinit

Prof. Salvatore Vilari A-004388

New product

Përshkrim i shkurtër

Kanuni në përgjithësi shërben për të shprehur, më tepër se normat që përmbahen në një kod të shkruar apo të përcjellë ndër breza, gjithë tërësinë e normave zakonore sipas të cilave është rregulluar jeta e popullatave të malësisë së Shqipërisë së Veriut.

More details

499 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928060440

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Koment nga autori Kanuni në përgjithësi shërben për të shprehur, më tepër se normat që përmbahen në një kod të shkruar apo të përcjellë ndër breza, gjithë tërësinë e normave zakonore sipas të cilave është rregulluar jeta e popullatave të malësisë së Shqipërisë së Veriut. Malësori, cilitdo bajrak apo fis t'i përkasë, kur pyetet mbi një institucion të caktuar, tregon elementët e tij dhe thotë "Kështu e don Kanuni". ... I gjithë territori ku ka fuqi Kanuni, i përket dy degëve të Dukagjinëve. Normat zakonore që ekzistonin në të dy pjesët, të përcjella nga ati tek biri, u rimorrën, u bashkërenduan dhe u bënë të respektohen nga Leka lll, më i shquari i Dukagjinëve, qoftë për këtë vepër të tij e qoftë për luftën e ndërmarrë kundër Venedikut dhe kundër turqve, e jo më pak i shquar për dhuntitë e mëdha të tij si organizator dhe ligjvënës. Prandaj, nuk ngjan se mund të ketë vlerë të themeltë pikëpamja se, duke u përpjekur të mos i njihet Aleksandër Dukagjinit autorësia e Kanunit, nuk arrihet të saktësohet autori i ripërpunimit të atyre parimeve. Në themel të punës ka qenë lënda e Kanunit në botimin shqiptar të etërve françeskanë, e pajisur me një hyrje të vlertë të At Gjergj Fishtës, dhe me një përkthim të pabotuar të kapitenit Anxhelo Antiko. Për sa ka qenë e mundur, kemi mbledhur nga burime gojore të njerëzve, krerë dhe malësorë vendas, të dhëna mbi tërësinë dhe mbi pjesë të veçanta të Kanunit të përcjella ndër breza dhe mbi normat e tjera që bashkë me të përbëjnë tërësinë e normave zakonore vendore. Një ndihmë e madhe për mua kanë qenë bisedat e zhvilluara me Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Maliq Bushatin, Tefik Mborjen, Terenc Toçin, Emin Toron, Petraq Pepon, Markagjonët, Zef Kadaren, At Zef Valentinin.

Data sheet

pages240
ISBN9789928060440
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiQemal Velija