Ftese per debat View larger

Ftese per debat

Dhimiter Dishnica BD0352

New product

Përshkrim i shkurtër

Është një libër që përmban studime historike, kumtesa e artikuj. Në librin prej afro 300 faqesh, janë përfshirë shënime të karakterit historik si ai për fillimin e Mësonjtores Shqipe të Korçës, për kalendarët dhe interpretimin e tyre, për Kongresin e Kostandinopojës dhe alfabetin e gjuhës shqipe; kumtesat: kontributi i familjes Qirjazi në zhvillimin e arsimit e kulturës kombëtare; kodikët-thesare të vyer të trashëgimisë kulturore kishtare byzantine; krijimi i shtetit të ri shqiptar ; jehona e kongresit të Manastirit, etj. Ndër artikujt e përfshirë në libër, vend të rëndësishëm zenë ata kushtuar disa figurave të shquara, miq të popullit shqiptar si Çarls Krejn, Aubrey Herbert, Çarlsa Telsford Erikson, ai për misionin hollandez në Shqipëri, shkrimet për Kosovën e Çamërinë, etj.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303083

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dhimiter Dishnica u lind në Korçë më 4 tetor 1942 .Kreu studimet e larta në UT, Fakulteti Histori Filologji, dega histori-gjeografi. Ka punuar mësues në rrethin e Librazhdit; pastaj gazetar kronist në redaksinë e informacionit dhe kulturës në Radio-Tirana; drejtor i Pallatit të Kulturës Ali Kelmendi, një prej dy institucioneve më të mëdha kulturore dhe artistike të kryeqytetit; specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit; në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore. Për disa dekada është marrë me veprimtari botuese. Si gazetar dhe historian ka botuar rreth një mijë faqe në shtypin e përditshëm dhe në revistat shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është autor i monografive: Motrat Qiriazi, Tiranë, 1997. (Kjo monografi fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Akademia e Shkencave e RSH dhe Ministria e Kulturës ,Rinisë dhe Sporteve, me rastin e 85-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.) Po ashtu, monografia në fjalë u ribotua në Prishtinë dhe Zvicër më 1998. Voskopoja (broshurë, 1998, me bashkautor). Përballë së vërtetës Kristo Dako, jeta dhe vepra, Tiranë, 2004. Miqtë e Shqipërisë, Tiranë, 2007. Ftesë për debat, Tiranë, 2012. Është gjithashtu autor i disa skenarëve televizivë dhe i dhjetëra pjesëve radiofonike me një akt.

Data sheet

pages296
ISBN9789994303083
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë