Europeana – një histori e shkurtër e shekullit të XX View larger

Europeana – nje histori e shkurter e shekullit te XX

Patrik Ourednik BOG0036

New product

Përshkrim i shkurtër

Një mënyrë tejet interesante e shkrimit të historisë, ku format moderne të rrëfimit analizojnë ngjarje, fenomene, personazhe dhe procese të zhvillimit politik, ekonomik, social dhe kulturor në kontinentin europian

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928061638

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fizikanët rivlerësuan teorinë e relativitetit, ndërsa matematicienët shpikën teorinë e informacionit, e cila ishte risi sepse ajo injoronte fushën semantike dhe e konceptonte informacionin si diçka që ishte e palidhur me kuptimin.

Disa matematicienë dhe astrofizikanë thanë se informacioni ishte një nga komponentët themelorë të universit dhe organizimi i universit mbetej rezultat i marrëdhënies së anasjellë mes energjisë dhe informacionit nga njëra anë, dhe informacionit dhe materies nga ana tjetër.

Filozofët thanë se informacioni ishte një koncept filozofik... Ai ishte gjithmonë një gjurmë e përmbajtjes, edhe pse në vetvete, nuk ruante kuptim përveç lëvizjes së fshehur brenda tij, e cila mund të shprehej gjithashtu jashtë formës. Ata shtruan pyetjen nëse mungesa e domethënies në informacion kishte ndonjë lidhje me mungesën e kuptimit në histori.

...matematicienët thanë se Teoria e Relativitetit kishte furnizuar themelet matematikore për një këndvështrim të ri të botës, dhe teoria e informacionit, logjikisht e plotësonte atë. Nazistët, fillimisht nuk binin dakord me Teorinë e Relativitetit dhe e quajtën një fyerje estetike dhe intelektuale nga hebrenjtë, të cilët kërkonin të dëmtonin kombin gjerman. Komunistët thanë se Teoria e Relativitetit ishte shpikur nga borgjezët për të provuar se shkenca ishte relative, dhe në këtë mënyrë i kundërshtonin komunistët, të cilët “qëndronin në themele të forta shkencore”.

 Thanë për librin

“Komunizmi priret të jetë një shprehje e sadomazokizmit në fazën e tij foshnjore”

Patrik Ouřednik – Intervistë në Radio Francë.

“Zëri i rrëfimtarit është sarkastik, shkencor, i pafajshëm e i frikshëm…

Europeana, përveçse një vepër shumë e çuditshme e historisë, është edhe një vepër e çmuar arti”.

Chicago Review

Data sheet

pages152
ISBN9789928061638
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElona Kodheli
HistoryEuropa
I ri1