Kujtime të nji jete së kalueme View larger

Kujtime te nji jete se kalueme

Dom Ndoc Nikaj BO0073

New product

Përshkrim i shkurtër

Të thonë kush të thonë e shkado qi të thonë, këso here po më kande me hjekë pëlhurën e me e zbulue të vërtetën. Pra, kam me i diftue faktet lakuriq, sikur janë kenë. - Dom Ndoc Nikaj

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928226235

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

Njiherë e nji kohë emni i dom Ndoc Nikës (1864-1951) ishte mjaft familjar në Shkodër, jo vetëm për librat e shumtë që botonte me zell por edhe për shpirtin e tij përtrisë e të gjallë. E tija ishte ideja me themelue në Shkodër nji shtypshkronjë që mori famë e nxori libra me vlerë, ma vonë edhe nji fabrikë alkooli që ishte gjithmonë me humbje, mbasi prodhimi që vinte prej Çekije ishte ma i lirë se ai që nxirrte dom Ndoci. Pak kohë para shpalljes së Pamvarsisë falë tij bleheshin armë prej Austrije dhe nepërmjet detit dhe Bunës, mes shumë vështirsish, ngjiteshin përpjetë ndër male, për me iu dorzue malsorve që asokohe gatiteshin me nisë kryengritjen e madhe që do të shporrte pushtuesin shekullor.

Por pikësëpari dom Ndoc Nikaj qe nji puntor i palodhun i letrave shqipe. Prej vitit 1888 deri në prag të Luftës së përbotshme botoi disa dhjeta vepra origjinale, përkthime, themeloi gazeta, bashkëpunoi me shoqninë Bashkimi, la mjaft dorëshkrime të pabotueme. Mik e bashkëpuntor i ngushtë i abatit Prenk Doçi dhe ipeshkvit Gjergj Koleci, i afërt i Át Gjergj Fishtës, bashkëpuntor i Faik Konicës në shtyllat e “Albanisë”, mbështetës i Luigj Gurakuqit, ai qe pjesmarrës në të gjitha lëvizjet patriotike e kulturore të Shqipnisë së epërme prej fundit të shek. XIX deri në pragun e pleqnisë së tij.

Mbas vitit 1944 valës së dhunës së çmendun komuniste nuk do t’i shpëtonte as ai, edhe pse kishte jetue krejtsisht i tërhequn nga jeta politike gjatë viteve të konfliktit botnor, anipse ishte ndër të fundit rilindas të mbetun gjallë. Urrejtja ndaj klerit katolik bani që të arrestohej në moshën 82 vjeçare dhe t’i kalonte vitet e fundit të jetës mes mjerimeve të burgut dhe poshtnimeve të nji regjimi që mtonte me e nisë fillin e kulturës prej vetvetes. Përpjekje kjo sa absurde aq edhe e shenjueme me dështue me turp.

Këto kujtime që po ia dorëzojmë për herë të parë të paprekuna lexuesit, janë dëshmi i nji jete të vrullshme, plot pasione, të shkrueme me nji stil të hijshëm, me sinqeritet dhe me vetëpërmbajtje.

Jemi të sigurtë se lexuesi inteligjent ka me shijue gjuhën e pasun dhe ka me pëlqye rrëfimet intime që shpalosin ngjarje të jetueme e ndriçojnë personalitete në za të historisë dhe kulturës sonë.

Ardian Ndreca, autori që përgatiti librin

Data sheet

pages334
ISBN9789928226235
RedaktoriArdian DNdreca
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
Përmasat14.5x22