Prilli qe nisi ne idet e marsit View larger

Prilli qe nisi ne idet e marsit

Kastriot Myftaraj MO0072

New product

Përshkrim i shkurtër

Një nga enigmat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore, por edhe në përgjithësi, është se përse Konti Ciano, dhëndri i Musolinit, ishte njeriu që pati idenë e pushtimit të Shqipërisë dhe ia kërkoi me ngulm Duçes, i cili ishte ngurrues. Shqipëria është poërjashtimi i madh në sjelljen politike të Cianos.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN978-9928-120-47-2

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një nga enigmat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore, por edhe në përgjithësi, është se përse Konti Ciano, dhëndrri i Mussolinit, ishte njeriu i cili e pati idenë e pushtimit të Shqipërisë dhe ia kërkoi me ngulm atë Duçes, i cili ishte ngurrues. Shqipëria është përjashtimi i madh në sjelljen politike të Cianos, i cili përgjithësisht ishte një njeri politikisht apatik dhe i prirur më tepër për ta shfrytëzuar pushtetin për t' u argëtuar, se për ta ushtruar atë. Çka e bëri Cianon që të sillej kështu me Shqipërinë? Në këtë libër unë përpiqem që të zbërthej Enigmën shqiptare "Ciano". Kjo përpjekje më çoi në një labirint intrigash të politikës së lartë ndërkombëtare, ku janë të gjitha, kancelaritë, zyrat e shërbimeve inteligjente, sallonet aristokratike, shtabet ushtarake, të palëve kundërshtare të Luftës së dytë Botërore. Pjesë e këtij labirinti është edhe resorti i famshëm i gjuetisë në Kune të Lezhës, që ndërtoi Ciano atje pas pushtimit të Shqipërisë. Ky resort turistik në një mjedis bregdetar që duket sikur ka dalë nga një libër misteresh, me një kënetë, të mbushur me bimësi të dendur, aty pranë, është përfolur si vendi ku janë fshehur dokumente sekrete të Cianos, deri edhe një version mëse sekret i ditarit të tij. Unë i paraqes lexuesit versionin tim të zbërthimit të enigmës, por e paralajmëroj se enigma mbetet ende në fuqi. Prilli i vitit 1939 nisi në Idet e Marsit, dhe në sensing e kohës së mistereve historike, nuk ka përfunduar ende. Për këtë është domethënës fakti se, gjatë shtatë dekadave pas vdekjes së Cianos, në Kune të Lezhës kanë bërë kërkime të kamufluara të gjitha shërbimet inteligjente të huaja që në periudha të ndryshme të kësaj kohe kanë pasur mundësi të veprojnë lirisht në Shqipëri, Abvehr dhe Gestapo të Gjermanisë naziste, UDB jugosllave, KGB sovjetike, CIA dhe FBI amerikane, SISDE dhe SISMI italian, MI 6 britanik, EYP grek. Enigma shqiptare "Ciano", paraqet kaq interes ndërkombëtar për shkak të ndërlikimeve të saj me ngjarjet e mëdha ndërkombëtare të kohës.

Data sheet

pages278
ISBN978-9928-120-47-2
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë