Loje me armikun View larger

Loje me armikun

John Carlin PE0050

New product

Përshkrim i shkurtër

Tregimi rrëqethës dhe frymëzues i një prej ofensivave më të mëdha të të gjitha kohërave të karizmës së një njeriu: fushata shumëvjeçare e Nelson Mandelës për të bashkuar kombin e tij, filluar në qelinë e burgut dhe përfunduar me një kampionat ragbie.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN978 9928 4197 7 4

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Sporti ka fuqinë të ndryshojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit më shumë se gjithçka tjetër... në rrëzimin e pengesave racore ai është më i fuqishëm se qeveritë. Nelson MANDELA Ky libër përshkruan fushatën sistematike, të shkëlqyer e të habitshme që ndërmori Mandela për të afruar njerëzit me ngjyrë të zemëruar me të bardhët e frikësuar përreth një ngjarjeje sportive, një loje ragbie. Dorështrëngimi i parë i afrikanojugorëve në një fushë ragbie, do të kishte tingëlluar absurd dhe qesharak para se të ndodhte. Në fund të fundit, ragbia ishte feja laike e afrikanëve të bardhë, etnia që shpiku dhe zbatoi aparteidin. Ishte një sport që shumica e popullsisë me ngjyrë e konsideronte si zbavitjen e egër e të huaj të një populli po aq të egër e të huaj. Lëvizja antiaparteid luftoi shumë fort për një bojkot botëror të ekipit afrikanojugor të ragbisë, Springboks-it, duke ditur që kjo, po aq sa sanksionet ekonomike dhe trazirat në vend, do ti bindte të bardhët që sundimi i tyre nuk ishte i qëndrueshëm. Tani, në një përpjekje për të bindur një minoritet të mundur se ata kishin me të drejtë një vend në rendin e sapovendosur, Mandela pranoi të mirëpriste Kampionatin Botëror të Ragbisë, në 1995-n, në Afrikën e Jugut. Për më tepër, ai u angazhua personalisht që afrikanojugorët me ngjyrë të shndërroheshin në tifozë të Springboks-it, duke ia huazuar karizmën e tij këtij sporti të shumurryer dhe duke mobilizuar të gjitha racat në mbështetje të një kampionati botëror. Sigurisht, të mendosh se një lojë e vetme sportive, edhe në qoftë për kampionat botëror, mund të shërojë tre shekuj ndarjeje raciale, duke shndërruar gjithë tmerret dhe urrejtjet e grumbulluara në një çast magjik, është tepër romantike. Në të vërtetë, Afrika e Jugut është ende një apo dy gjenerata larg pajtimit racial. Por Carlin-i ka përmbledhur dhe ka paraqitur aq shumë dëshmitarë, nga luftëtarët më të flaktë antiaparteid e deri te racistët më të hidhur, që shpallin me solemnitet se ndeshja e kampionatit botëror të 1995-s qe një çast thellësisht edukues në përpjekjet e shtetit të ri për të shmangur luftën civile. E kur të keni mbaruar librin, me dëshirë do ta pranoni licencën poetike të autorit. The New York Times

Data sheet

ISBN978 9928 4197 7 4
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç