Operacioni shqiptar i CIA-s dhe MI6 1949-1953 View larger

Operacioni shqiptar i CIA-s dhe MI6 1949-1953

Nicholas Bethell A-007520

New product

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Artini
ISBN9789951280358

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Unë nuk isha anëtar i CIA-s. Qeveria amerikane me kontaktoi per t'u kujdesur për kete mision të veçante. Kurre nuk i jam afruar selise se CIA-s dhe pata shpikur mbulimin tim, e qe lidhej me aktivitetin tim me biznesin e filmit. Se pari shkova ne Rome ta takoja komitetin - Dostin, Kupin, Kryeziun, Nuçi Koten, Vasil Andonin dhe Goqi Gogen. Goga ishte një prej asistenteve te Kupit. Ata ishin te lidhur së bashku më shumë përmes Amery-t dhe MeLean-it. Ishin pika politike e referencës për çdo gjë që bënim, pikënisje, në mënyrë që të mos vepronim pa mend në koke. Synimi yne ishte t'i ndihmonim grupet e emigrantëve, të cilët donin të ktheheshin në atdhe e ta demokratizonin vendin.

Kjo qe arsyeja politike. Arsyeja operacionale për ta ishte të nxirrnin njerez që do të ishin agjentë fillestarë për t'u infiltruar në Shqipëri. Në rastin amerikan, ata do të parashutoheshin; në rastin britanik, do të zbarkonin me anije apo të futeshin përmes kufirit grek. Ishte mjaft e thjeshtë: Donin ta çlironin vendin dhe unë kisha autorizimin të flisja në emër të qeverisë amerikane se ne u qëndronim prapa.

Unë isha hallkë mes shqiptarëve dhe inteligjences amerikane. Dhe arsyeja pse isha agjent civil kontratash, ishte për t'i dhënë qeverisë kapacitetin për mohim të mundshëm po qe se prishej ndonjë gjë. Ana politike ishte e hapur dhe në të vërtetë e publikuar Ana operacionale ishte sekrete dhe kurdoherë mohohej. Këtë nocion e përqafonin krejt anëtarët e komitetit. Secili thoshte se midis njerëzve të vet do të gjenin ndjekës që ishin të përshtatshëm dhe që do të vinin vullnetarë për këto misione "eksperimentale". ekipe fillestare që do të parashutoheshin për të parë nëse në vend ekzistonte ndonjë lëvizje e rezistencës. Nése kishte, do të kontaktonin me të. Nëse jo, do ta krijonin një.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages429
ISBN9789951280358
Published year2021
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBejtullah Destani
HistoryAlbania
I ri1