Në këtë set kemi sjellë edhe dy libra të tjerë të Colleen Hoover, e konsideruar si mbretëresha e bestseller-it e ditëve tona.
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
Seria "Ngjyros dhe Mësoj" u jep mundësinë miqve tanë të vegjël të argëtohen duke ngjyrosur dhe duke ngjitur figura ngjitëse (stickers). Gjithashtu, kjo seri e mrekullueshme i fut fëmijët në një botë të madhe: nga numrat dhe shkronjat e deri te konceptet e ngjyrave dhe mrekullitë e natyrës.
Fabulat e Ferit Lamajt përcjellin mesazhet e vërteta filozofike, shquhen për lakonizmin e mençurinë sarkastike.
Është e çuditshme! Kur dita nis keq, shkon për dreq deri në darkë. Lola kaloi një ditë të tmerrshme. E gjitha kjo, sepse në mëngjes prindërit dolën shumë herët dhe ajo dhe i vëllai, Tomi, duhej të merreshin me qenin, përpara se të niseshin për në shkollë. Pastaj... tersllëqet ndoqën njëra-tjetrën...
Dhoma është" përmbytur nga terri, vetëm me zor të madh mund të dallohet bardhësia e krevatit dhe gjithçka tjetër është e zezë. Mbas pak duhej të dilte hëna. A do të arrijë ta shohë Drogo, apo do t'i duhet të iki më parë?
Historia e një austriakeje dhe e nje shqiptari ... e Austrisë dhe e Shqipërisë.
A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?” Këtë vëzhgim goditës të trilleve të zemrës bën...
Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata. Libri “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimi i dytë “Liria midis dy burgimeve, përfshin periudhën 1950-1967. Ky libër ka...
Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.
I mbetur i papërfunduar nga Kafka në vitin 1922 dhe i papublikuar deri në vitin 1926, dy vite pas vdekjes së tij, Kështjella është tregimi i bezdisshëm e K-së , i luftës së pamëshirshme dhe të kotë të tij, me një me një autoritet të padepërtueshëm, për tu qasur në Kështjellë.
Ky libër vjen në shqip pas suksesit që ka pasur tek lexuesit italian dhe më tej. Romani ka funksion të shumëfishtë, edhe edukative, pasi trajton mjeshtrisht marrëdhëniet prind – fëmijë. Si i tillë ai rekomandohet kryesisht për baballarët. Përkthimi është bërë nga gazetari dhe përkthyeri i njohur Erion Kristo
Një libër i cili do tju shoqërojë gjatë muajve të shtatzanisë por jo vetëm, duke ju mësuar kujdesin që duhet të tregoni gjatë kësaj periudhe.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Greqi, Shqipëri, Itali dhe Amerikë të romanit “Një ditar i shkurtër kufijsh”, Kapllani vjen me një tjetër roman: “Ngjarjet do ta dërgojnë lexuesin dhe në katër qytete të tjera të Europës e të Amerikës për t’u kthyer sërish në Ters. Sepse nuk mund të dish se ku po shkon, pa kuptuar më parë se nga ke ardhur.
Në sfondin e një narrative që të mban pezull deri në faqen e fundit, qëndron dilema e zgjedhjes gjithmonë e më të vështirë, midis “ne” dhe “unë”, midis sakrificave që bëjmë për përmbushjen tonë personale dhe atyre që jemi gati të bëjmë për një njeri tjetër, për çiftin ose familjen. Dallimi midis përmasave të lumturisë vetjake dhe lumturisë së përbashkët.
Revolucioni me hapa të vegjël - Ndryshimet e vogla që ndryshojnë gjithçka. Një superlibër që na mëson: Një metodë të thjeshtë për t'i bërë qëllimet të vogla dhe të arritshme; Pse emocionet dhe jo përsëritja, janë baza e krijimit të zakoneve; Si të hiqni qafe zakonet e këqija: Dhe shumë më tepër...
Një roman pasionant dhe i ëmbël, “Larg turmës së çmendur” gëlon nga përshkrimet e peizazheve pastorale dhe ndjenjave të sinqerta.
Per te gjithe lexuesit e dashuruar cmendurisht pas romanit “Mbaron me ne”, Bukinist sjell setin me dy libra te tjere te autores Colleen Hoover: “S’ka shprese”, i botuar nga Morava dhe “Veriti” i botuar nga Living. Keto dy libra jane nje zgjidhje fantastike per lexueset qe i pelqejne romanet e autores bestseller, permes te cilave shpaloset mjeshtrisht...
Te tilla romanca vijne ralle... Sepse personazhi yne eshte e coptuar... e shpartalluar.... e drobitur nga humbja dhe e sheruar nga dashuar
Gruaja me kimono të bardhë është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.
“Stoiku i përditshëm” është një guidë tërheqëse dhe e thjeshtë për jetën e mirë, duke i sjellë mençurinë klasike brezave të rinj. Ryan Holiday sjell 366 mendime mbi mençurinë, këmbënguljen dhe artin e të jetuarit, si pjesë e filozofisë dhe mendimit stoik, duke ndikuar me librat e tij tek mendësia e njerëzve të ditëve tona për të sfiduar problemet e kohës
“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë...
Një seri fantastike, e cila përmban 12 përralla klasike. Me iIlustrimet plot ngjyra, të realizuara me profesionalizëm dhe të treguara me mjeshtëri, kjo seri është konceptuar për fëmijët që sapo fillojnë të lexojnë.
Çdo kapitull i librit përbën një libër më vete; gëzohesh me gëzimet e personazheve dhe dëshpërohesh me dhimbjet e tyre.
Tregime nga Platoni dhe klasikët e tjerë : Homeri, Hesiodi, Ovidi, Aristofani, Plini.