Gruaja me kimono te bardhe View larger

Gruaja me kimono te bardhe

Ana Johns BDI0687

New product

Përshkrim i shkurtër

Gruaja me kimono të bardhë është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366795

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Një roman marramendës, i frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Historia e dy grave që jetojnë në dy anët e Paqësorit dhe e një sekreti që i lidh ato.

Japoni, 1957. Martesa me mblesëri e shtatëmbëdhjetëvjeçares Naoko Nakamura, që do t'i kishte dhënë një pozitë të privilegjuar familjare në shoqërinë tradicionale japoneze, duket e pamundur.

Vajza ka rënë në dashuri me një ushtarak të ri të marinës amerikane. Në një Japoni të lidhur fort me traditat dhe ku martesat mes racave të ndryshme shihen shtrembër, në një Japoni të Pasluftës kur amerikanët janë fitimtarë dhe japonezët humbës, Naokoja shtatzënë ka vetëm një fat: atë e përzënë me turp nga shtëpia. Çfarë ndodh më pas, është gati e paimagjinueshme për një vajzë, por sidomos për një nënë...

Shtetet e Bashkuara, kohët moderne. Gazetarja investiguese Tori Kovaçi gjen një letër, e cila vë në pikëpyetje gjithçka që ajo dinte për familjen e saj. Lajmet që merr vesh nga i ati në shtratin e tij të vdekjes, papritur ia kthejnë jetën përmbys. Ajo niset në një udhëtim të gjatë për të zbuluar të vërtetën.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages400
ISBN9789928366795
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAfërdita Shuteriqi
RomanSagë&Histori
I ri1