Edhe dy magji te tjera nga Colleen Hoover

Colleen Hoover A-008007

New product

Përshkrim i shkurtër

Per te gjithe lexuesit e dashuruar cmendurisht pas romanit “Mbaron me ne”, Bukinist sjell setin me dy libra te tjere te autores Colleen Hoover: “S’ka shprese”, i botuar nga Morava dhe “Veriti” i botuar nga Living. Keto dy libra jane nje zgjidhje fantastike per lexueset qe i pelqejne romanet e autores bestseller, permes te cilave shpaloset mjeshtrisht aftesia per te rrefyer ne menyre misterioze

More details

1089 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 890 Lekë

-10%

2 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“S’ka shprese” nga Colleen Hoover

Do të parapëlqenit të dinit të vërtetën, që ju thotë se për ju s'ka shpresë, apo të vazhdonit të besonit gënjeshtrat? Autorja bestseller Colleen Hoover rrëfen historinë magjepsëse të dy të rinjve me të kaluar të dhimbshme, që nisin një udhëtim pasionant dhe intrigues për të zbuluar kuptimin e jetës, dashurisë, besimit dhe, mbi të gjitha, fuqinë shëruese që vetëm e vërteta mund ta sjellë.

“Veriti” nga Colleen Hoover

Ky roman vleresohet si nje nder librat me te mire te Collen Hooverit, nje thriller i shkruar mjeshtrisht prej saj:

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.

Xheremi Kroford, bashkëshorti i shkrimtares së suksesshme, Veriti Kroford, e punëson për të përfunduar serinë e librave të së shoqes, e cila ka pësuar një aksident automobilistik me pasoja të rënda shëndetësore.

Loueni mbërrin në shtëpinë e Krofordëve e vendosur për të gjetur ndihmë në shënimet e Veritisë, që të nisë nga puna me librat. Ajo as që e ka idenë se në studion kaotike të shkrimtares së mirënjohur nuk e presin shënimet për librat, por autobiografia e saj, të cilën e kishte shkruar me idenë se nuk do ta lexonte askush. Faqe pas faqeje zbulohen rrëfime drithëruese, përfshirë një përshkrim të detajuar të natës kur jeta e familjes Kroford do të ndryshonte përgjithmonë.

Loueni vendos të mos ia dorëzojë dorëshkrimin Xheremit, por teksa ndjenjat e saj për të rriten dita-ditës, kupton se ai duhet ta lexojë se ç’ka rrëfyer e shoqja. Sado i përkushtuar të jetë ndaj gruas së sëmurë, një e vërtetë aq e kobshme me siguri që do ta çrrënjosë dashurinë e tij për të.

Data sheet

Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë