Ky është libri i dytë i aventurave të Xhim Kopsës dhe Lukas makinistit, për të cilët asnjë mal nuk është shumë i lartë, asnjë mur i pakalueshëm, asnjë rrugë tepër e gjatë kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes.
Subjekti tërheqës është vendosur me mjeshtëri në sfondin romantik të Spanjës. Në libër lexuesi përjeton një atmosferë dhimbjej.
A nuk të janë mërzitur fëmijët e mirë? Do që të takoheshh me fëmijët më të këqij të botës? Sikur ta dija që doje! Epo, fillo të shfletosh.....
Kjo gramatikë praktike italisht - shqip është përshtatur për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën italiane, si për fillestarët ashtu dhe për ata që kanë një nivel të mesëm njohurishë, si dhe për cilindo që dëshiron të zgjerojë apo të rifreskojë njohuritë gramatikore të italishtes në shkollë, në kurse të ndryshme etj.
Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në tre vëllime nga shtëpia botuese Çabej
Ky libër përmban 41 përralla fantastike dhe 7 aktivitete argëtuese për vogëlushët në këtë prag festash
Vëmendjen këtu. Zbulues të vegjël! Le të nisim një udhëtim fantastik për të njohur trupin e njeriut. Sa shumë keni për të mësuar!
Përrallën e famshme "Maçoku me çizme" të Sharl Perosë, të ilustruar në mënyrë të mrekullueshme, tani fëmijët mund ta lexojnë të shoqëruar me tinguj të magjishëm. Duke shtypur një nga një 10 butonat-figura që shoqërojnë tekstin, fëmija dëgjon tinguj argëtues dhe zërat e heronjve të përrallës.
Romani "Ishulli i delfinëve blu" nga autori Scott O'Dell, rrëfen për një vajzë, e cila arriti të mbijetojë në një ishull të vetmuar në oqean, pas mbytjes së anijes me të cilën udhëtonte.
Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollësi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara.
Atëherë kur i mendon se i ke të gjithçka, mund të të përmbyset gjithçka. Kështu i ndodh edhe Rusell Green i cili befas humbet gruan e bukur, djalin, shtëpinë e madhe dhe karrierën pasi ndoqi pas Vivianin bukuroshe. Por çfarë ndodh më pas me jetën e transformuar të tij, të mbushur plot halle, teksa po rrit vajzën e tij me të dashurën e re.....
Në shekullin e njëzetë, një nga kolosët e kulturës shqiptare, Fan Noli, përktheu nga persishtja një prej kryeveprave të orientit, "Rubairat" e Omar Khajamit. Shqipërimi i "Rubairave" ishte padyshim një ngjarje e shënuar në jetën tonë kulturore-letrare shqiptare.
Libri “Gra të vështira” tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Auorja u jep zë një kori grash të paharrueshme, në një përmbledhje brilante, që të kujton shkrimtaret Merritt Tierce, Anne Enright dhe Miranda July
Mësoni si të hiqni dorë nga kontrolli mbi fëmijët, si të mos luteni dhe si të bëheni prindi që keni dashur të jeni. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t'i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale?
Romani rrëfen ngjarje të një kohe që duket si e pakohë, por që i referohet qartë kohës së një sistemi totalitar, siç ishte Shqipëria e një të shkuare të afërt: nëpërmjet elementeve bashkëkohore përfshirë nga autorja vendngjarja mund të ishte Shqipëria, po edhe cilido vend tjetër i një kohe të përjetshme, ku e tashmja dhe e shkuara bashkëjetojnë e...
Tolstoi ka shkruar shumë vepra për fëmijë, si fabula, përralla, tregime, përshkrime, novela e legjenda antike ruse.
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve.
Pavarësisht të gjitha plotësimeve, që do t’i bëheshin strukturës së psikoanalizës gjatë çerekshekullit që pasoi, këto leksione paraqesin një skicë paraprake të admirueshme. Japin një ide të shkëlqyeshme të stilit të qartë e të çlirët dhe të arsyetimit të pasforcuar, që e bënë Frojdin një lektor aq të shquar.
Ky eshte nje tekst akademik qe AADF - Albanian-American Development Foundation e sjell ne shqip per studentet dhe sipermarresit nga botimet e McGraw - Hill, ne botimin e nente te tij te perditesuar dhe eshte i redaktuar dhe i pergatitur nga pedagoge te Fakultetit Ekonomik ne procesin e mesimdhenies ne Shqiperi
Ky eshte nje tekst akademik qe AADF - Albanian-American Development Foundation e sjell ne shqip per studentet dhe sipermarresit nga botimet e Mc Graw Hill Education, ne botimin e 11-te te tij, te perditesuar dhe eshte i redaktuar dhe i pergatitur nga pedagoge te Fakultetit Ekonomik ne procesin e mesimdhenies ne Shqiperi
'JI RRUGË-ZGJIDHJA', libri i parë në zhanërin e vetëzhvillimit, ofruar nga ‘ADAPT Botime’ me autor Eno Barjami, i cili njihet si njëri prej studiuesve, trajnuesve dhe sipërmarrësve më në zë të momentit në Shqipëri dhe në rajon.
Kur besonim te sirenat nga Barbara O’ Neal vjen në shqip nga Living si nje nga romanet thriller me te pelqyer te momentit: Motra e saj ka vdekur para 15 vitesh ne nje sulm terrorist, por papritur ajo shfaqet ne nje kronike televizive, - duke ndryshuar rrjedhen e gjithe ngjarjes dhe duke ndryshuar rrenjesisht historine e ketij romani te mrekullueshem
Një tjetër libër vjen në shqip nga shkrimtarja franceze Annie Ernaux, fituese e Nobelit ne letersi per vitin 2022. “Vendi i babait” është një roman autobiografik që ia del mrekullisht, me qëllimin më ambicioz dhe fisnik të letërsisë: atë të dhënies së një eksperience personale një dimension universal, e cila na flet të gjithëve ne.
Autobiografia e Benjamin Franklin është titulli tradicional për ditarin e papërfunduar të jetës së tij, shkruar nga vetë ai prej vitit 1771 deri në vitin 1790. Megjithatë, duket se Franklin këtë vepër e ka quajtur Kujtimet e tij. Edhe pse pati një histori të vështirë botimi pas vdekjes së Franklin-it, kjo vepër është bërë një nga shembujt më të famshëm...
BLACKPINK - vajzat më guximtare dhe më elegante. Ky libër është udhëzuesi më gjithëpërfshirës për grupin e vajzave që po e përpin botën sa hap e mbyll sytë.
Çdo libër i kësaj serie të mrekullueshme përmban përrallëza, të zgjedhura me kujdes dhe me dashuri.
Kodoni website-in, aplikacionin dhe lojën tuaj, si dhe zhvilloni aftësi të vërteta kodimi me anë të kësaj metode mësimore mjaft argëtuese për fillestarët. Mësoni duke ndjekur udhëzimet hap pas hapi dhe përfundoni gjatë misione shumë interesante. Më pas provoni njohuritë tuaja duke koduar projektet tuaja individuale.
Përralla dhe tregime të mrekullueshme, argëtuese dhe plot humor... Ruruja, Djelpa, Pushi lepurushi, kanguri Kungu, krokodilja, harabelët Heli dhe Habi janë disa nga personazhet fantastike, që ju vogëlushë do të takoni nëpër faqet e këtij libri.