Libri i ri i Fabio Volo-s rrëfen për krizën e një çifti dhe udhëtimin e tyre, fizik dhe të brendshëm, për ta përballuar. Një roman i sinqertë, i drejtpërdrejtë, që di të fotografojë zigzaget dhe kontradiktat e vogla të marrëdhënieve tona. Një histori ku mund ta gjesh veten sërish, të emocionohesh dhe të kuptosh nëse ekziston, në njëfarë çasti, një mënyrë...
Ky libër është vetëm fillimi i rrugëtimit të Arias çamarroke, plot vitalitet dhe energji pozitive: Nje histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo femije! Forcën brenda vetes dhe të vërtetën që thyen barriera dhe kapërcen kufijte! Në mbyllje të procesit të votimit online për librin më të mirë të vitit 2022 nga Bukinist.al dhe blogu...
Subjekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tre kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi - një udhëtim në kohë dhe hapësirë, me të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes.
Përdoreni këtë libër që iu ndryshon karrierën për të shfrytëzuar burimin e vetë gjenialitetit tuaj intuitiv
Konsiderohet një vepër monumentale pasi është thirrja e brendshme e ndërgjegjes së këtij vendi. Ky libër është i ndarë në tre pjesë, sipas tre ndarjeve që bëri frati i madh, dhe konsiderohet një botim luksi për bibliotekë dhe për dhurata. Libri “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimi i tretë “Robnia e gjatë”, përfshin periudhën 967-1989. Ky libër ka dalë në...
Shkruar me gjithë pasionin e " Histori Dashurie" dhe forcën e "Klasës", Erik Segali na fut në jetën e klasës së Shkollës së Mjekësisë së Harvardit të vitit 1962. Romani i tij mahnitës na shfaq zanatin e mjekëve, çfarë ndikon në sjelljen e tyre, intrigat, lëndimi... dhe dashuria.
Shkruar në zjarrin e historisë, romani Suitë franceze përshkruan pothuaj drejtpërdrejt Eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat. Irène Némirovsky ndjek hap pas hapi poshtërsitë e panumërta dhe vrullet e brishta të solidaritetit të një popullsie të...
Në studim trajtohet komplet lufta e Trojës, nga fillimi deri nw mbarim vetwm nga aspekti njerëzor, duke lënë mënjanë mitet dhe hyjnitw. Ky është studimi i parë i këtij lloji për këtë luftë në Shqipëri por nga ky këndvështrim edhe nw rang ndërkombetar.
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Nga autori bestseller i New York Times për librat Fillo me pse dhe Liderët hanë të fundit, na vjen një strukturë e guximshme për lidershipin, në botën e sotme që ndryshon vazhdimisht.
Te gjithe lexuesit e romanit Fqinja, tani kane nje arsye per te vazhduar serine me librin e dyte: E dashura. Duke na ofruar një tablo të qartë të jetës së një vajze të shekullit të njëzetenjëtë, Alice Clayton sjell një libër plot pasion dhe nota humori.
Kuptimi që fshihet pas sëmundjes së tiroideve, një sëmundje kaq e përhapur së fundmi, është shumë më i thellë nga sa dimë ne. Të dhënat që do të lexoni në këtë libër, as i keni lexuar dhe as i keni dëgjuar më parë. Ka ardhur koha ta merrni situatën nën kontroll dhe të bëheni ekspert për gjëndrat tiroide.
Menaxheri kampion i burimeve njerëzore, Jack Welch ndan mençurinë e fituar përmes shumë vështirësive gjatë një karriere historike në atë që do të bëhej bibla përfundimtare e biznesit. Libri vjen së shpejti tek lexuesit përmes shtëpisë botuese Minerva. Porosite që tani online tek Bukinist.al
Në një roman të jashtëzakonshëm formues, Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.
Nje triller i ri drithërues, në qendër të të cilit kemi sërish restauruesin e artit dhe agjentin legjendar Gabriel Alon. Me ritme të shpejta dhe rrëfim elegant, libri “Urdhri” do t’ju mbërthejë faqe pas faqeje, deri në fundin e paparashikueshëm. Një roman për miqësinë dhe besimin në një botë të pasigurt dhe një provë tjetër e pakundërshtueshme që Daniel...
Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicjen të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale. Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit
Dhjetë histori tmerrësisht dëfryese. Nga autori numër një më i shitur në botë David Walliams. Një libër me ilustrime dhe ngjyra.
Seria "Libra me 18 melodi". Libri ka 18 butona. Duke i shtypur, vogëlushët do të dëgjojnë meloditë dhe do të mësojnë plot fjalë të reja.
"Ky roman kaleidoskopik të ngazëllen me gjallërinë e protagonistes... Edhe pse jeta e Leilës gëlon nga tragjeditë, Shafaku përqendrohet te besnikëria dhe mirësia e saj, te gëzinmi që ndien ajo nga miqësia dhe te tekat e jetës së Stambollit."
E gjithë disiplina e psikologjisë me dijet e grumbulluara deri më sot vjen në një botim të rrallë, pjesë e serisë “Ide të mëdha të shpjeguara thjeshtë”. Ky është një libër që duhet të jetë në tavolinën e çdo psikologu, studenti apo pedagogu. Por jo vetëm aq. Libri vlen edhe për ne që duam të njohim botën tonë të brendshme
"Vepro si grua, Mendo si burrë" botimi i Stiv Harvei korri sukese në shumë vende të botës, aq sa regjizorët nuk hezituan për ta bërë pjesë të kinomatografisë. Botimi tashmë vjen në shqip ku burrat flasin dhe të drejtojnë për të dashurat, përshkruajnë intimitetin me to dhe premtimet.
Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
Ky libër sjell një anë të ndjeshme private, por edhe plot pasion të Remarkut: Në të janë përfshirë letrat që ai ia dërgon të dashurës së tij Marlene Detrich. Janë të rrallë ata që shkruajnë me ndjenja kaq të ngrohta dhe të brishta për dashurinë sesa Remarku
Në këtë libër, me 12 përralla, do të njiheni me rrëfenjat më të këndshme që janë përcjellë gojë mbas goje e që prindërit e gjyshërit ua kanë kallëzuar vogëlushëve strukur në një qoshk pranë ndonjë zjarri bubulak, kur gjumi zinte e u ulej mbi qepalla dhe kur realiteti fashitej e imagjinata merrte krahë.
Janë të paktë ata libra që kanë krijuar një efekt të tillë, duke u bërë aq shumë pjesë e kohës së tyre, sa shndërrohen jo vetëm në emblemë të epokës, po edhe në një mënyrë për të zhbiruar brenda saj.
Botimet Leke po sjellin në tregun shqiptar një libër të momentit nga WIRED: “Inteligjenca artificiale”, nga autori Matt Burgess. Ky libër, botuar në mars të vitit 2021, është një udhërrëfyes i jashtëzakonshëm për inteligjencën artificiale nga WIRED. Ky botim vjen në shqip vetëm tre muaj pas botimit origjinal. Librin mund ta porositni paraprakisht tek...
Libri më i bukur i vitit 2020 nga Oprah: Libri më i bukur i vitit 2020 nga Amazon.com Nominuar për çmimin "Locus" për vitin 2021: Libri më i bukur i ri nga "Barnes and Noble" për vitin 2020. Një jetë që nuk do ta mbajë mend askush. Një histori që nuk do të harrohet kurrë.
Aulona Ilasllari, - nje fenomen i Booktokut shqiptar, vjen me nje tjeter liber per lexuesit pas suksesit qe pati me dy romanet e meparshme: Nje fund pa fillim dhe Dikur apo tani
Një nga romanet më të bukura të letërsisë klasike shqiptare, vjen i përshtatur në shqipen e sotme nga Dritan Kiçi dhe i botuar nga RL Books.
"Kush vjedh një gjilpërë, vjedh një ka të tërë"... Lola e di mirë këtë. Gjyshi ia ka përsëritur 100 herë. Megjithatë, ajo mori sheqerka në dyqanin e zotit Martino. Disa ditë më vonë, vëllai i saj, Tomi vodhi dy DVD. Kuptohet që, kur e morën vesh prindërit... mirëserdhët telashe!
Autori i librit, Noam Chomsky, një prej mendjeve më brilante të kohës, eksploron në mënyrë thelluese pyetjen se kush e sundon botën; si veprojnë për të arritur këtë qëllim dhe ku të çon kjo; si mund të shpresojë “popullsia poshtë në bazë” që të shmangë pushtetin e biznesit dhe doktrinën nacionaliste e të bëhet “e gjallë dhe e aftë për të jetuar”