Reduced price! Spiuni që u kthye nga i ftohti View larger

Spiuni që u kthye nga i ftohti

John le Carre A-005654

New product

Përshkrim i shkurtër

Janë të paktë ata libra që kanë krijuar një efekt të tillë, duke u bërë aq shumë pjesë e kohës së tyre, sa shndërrohen jo vetëm në emblemë të epokës, po edhe në një mënyrë për të zhbiruar brenda saj.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310163

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 1961, trupat e Gjermanisë Lindore mbyllën me tel gjembaç sektorët perëndimorë të Berlinit dhe i ndanë me një mur që nisi të ngrihej rishtas.

Muri (germa nistore e madhe iu ngjit fjalës pothuaj aty për aty) do të qëndronte në këmbë plot 28 vjet e do të frymëzonte kërcënime të fuqishme ideologjike si vringëllimë kordhe, akte tëpanumërta heroizmi (që në të shumtën e rasteve rezultuan të kota), një simbol sintetizues për projekte filmike, si dhe një vepër të vyer letrare që i ka bërë vend vetes me popullaritetin e fituar.

John le Carré ka thënë se ideja për “Spiunin që u kthye nga i ftohti” i lindi pasi shkoi enkas nga Boni për të parë Murin dhe, ç’është e vërteta, asnjë libër tjetër nuk rezulton të jetë i lidhur aq ngushtësisht me të – linja e rrëfimit të romanit nis e përfundon tek ai mur, ku krahët e shtrirë të Limasit s’mund të jenë veçse shëmbëlltyra ikonike e Luftës së Ftohtë.

Romani “Spiuni që u kthye nga i ftohti” i shkrimtarit britanik John Le Carré, botuar për herë të parë më 1963, është shndërruar tashmë në një klasik. Me njohuritë e tij të pakrahasueshme, mbledhur nga përvoja disavjeçare në radhët e Shërbimit të Fshehtë Britanik, Le Carré hedh dritë mbi marrëdhëniet e errëta të spiunazhit ndërkombëtar gjatë periudhës s ë Luftës së Ftohtë.  

Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon t’i vritet edhe agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension ose më keq akoma, t’i japin një punë të rë ndomtë zyre, Kontrolli, kreu i Shërbimit, i jep një mundësi të rrallë për t’u hakmarrë.

Limasi duhet të mveshërolin e një agjenti perëndimor të zhgënjyer dhe të orvatet të futet në radhët e Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore me qëllim rrëzimin e kreut të tij, Mundtit.

Loja e dyfishtë, rreziku, zgjuarsia, gjakftohtësia, lufta e ftohtë mes dy kampeve armike deri në vdekje janë përshkruar me mjeshtëri nga John Le Carré.Në veprën e tij të jashtëzakonshme, historia e spiunazhit është një rrëfim i guximshëm dhe i tmerrshëm për njerëz që kanë mbetur peng të politikës përtej asaj çka imagjinonin.

VLERESIME

Historia më e bukur që kam lexuar ndonjëherë për spiunazhin. Graham GreenePortreti i një njeriu që ka jetuar aq gjatë mes gënjeshtrave dhe mashtrimeve, saqë ka harruar si tregohet e vërteta.

Time

Ai di të përcjellë emocione, që nga djersitja prej frikës deri te dashuria e dëshpëruar, me një stil bindës, të thukët e dashamirës. Mbi të gjitha, ai di të rrëfej   ë një histori.

Sunday Times

Një nga ato romanet e rralla, që të ndryshon mendësinë për botën. I zhdërvjellët, jashtëzakonisht i sofistikuar, i shkëlqyer.

William Boyd, shkrimtar

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages284
ISBN9789928310163
Shtëpia botueseThe spy who came in from the cold
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergj Kaftani
RomanMister&Thriller
I ri1